TIRANË - Policia e Shtetit, në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar sot kontrollet e përbashkëta në të gjithë vendin për të identifikuar dhe vënë para drejtësisë autorët e lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike.
Në të gjithë vendin kanë vepruar 83 grupe të përbashkëta Polici - OSHEE.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren, në abonentët biznes dhe familjarë, janë arrestuar 12 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike si dhe janë shpallur në kërkim 5 persona të tjerë.
Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 1.376 raste . Si dhe janë ndërprerë 951 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë. Janë arrestuar në flagrancë 3 pronarë biznesesh për rilidhje të paligjshme të energjisë për herë të dytë . Gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 183 kabina elektike dhe abonentët që furnizohen me energji elektrike nga këto kabina, si dhe janë ushtruar kontrolle edhe në kabinat e kontrolluara më parë, ku u konstatuan 3 rilidhje të paligjshme për herë të dytë.
Grupet e përbashkëta Polici e Shtetit -OSHEE, do vijojnë çdo ditë kontrollet kabinë më kabinë , tek çdo abonet biznes apo familjarë si dhe do rikontrollojnë përsëri zonat e kontrolluara më parë. /ATSH/
/Shqiptarja.com