BERAT - Pesë subjekte të tregtimit të karburanteve janë proceduar penalisht nga njësia e përbashkët për kontrollin cilësor dhe sasior të hidrokarbureve, i nisur që prej 4 majit të këtij viti nga Policia e Shtetit, Drejtoria e Doganava Tatimeve dhe Inspektorati qendror Teknik. 

Policia tha se kishte kontrolluar gjatë të mërkurës 13 subjekte, të ndryshme për mangësi nga ekspertët dhe specialistët përkatës të njësive të përbashkëta të kontrolleve. 

Sipas policisë kontrollet janë kryer në Berat, Kuçovë e Fier - Shegan. 

Në njoftimin e saj zyrtar policia tha se janë për fshehje të ardhurash, 5 subjekte janë proceduar penalisht, ndërsa u bllokuan 2 subjekte tregtimi karburantesh.


(Gre.M/shqiptarja.com)