U arrestuan pas dëshmisë së të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, Apeli i GJKKO lë në qeli 8 të arrestuarit

U arrestuan pas dëshmisë së të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, Apeli i GJKKO lë në qeli 8 të arrestuarit

Nuredin Dumani

Apeli i GJKKO ka lënë në burg 8 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’. Apeli i GJKKO-së ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Altin Ndocin, Petrit Qolin, Agron Qolin, Gentian Sharrën, Ilirian Feçin, Fatos Gosën, Elvis Koçin (Çaushllari) dhe Adrian Uzunin. Në pranga është lënë edhe ish-efektivi Leonard Palushi.

Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin, për të cilat Shqiptarja.com dhe Report Tv siguruan DOSJEN

Me vendim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas 6 muajve hetime dhe me dëshmitë kyçe të dy personave tashmë të vënë në dispozicion të drejtësisë, ka bashkuar 18 dosje penale në një të vetme, në atë të Dumanit dhe Hoxhës, regjistruar në 14 prill 2022 për vrasje mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje  në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe përkrahje e autorit.

Mes emrave të tjerë të shpallur në kërkim janë Talo Çela, i cili u lokalizua me anë të përgjimeve, por nuk u arrit të arrestohet, Florenc Çapja i cili ndodhet në Dubai, Kamer Mehja dhe avokati Alban Bengasi për të cilin burimet thonë se ka manipuluar provat për dy vrasje në favor të grupeve kriminale. Po ashtu, si pasojë e konflikteve që kishte me bashkëshorten, avokati është konstatuar në përgjime duke i kërkuar grupeve kriminale të djegin e makinës e gruas me të cilën po divorcohej.

Në mesin e të ndaluarve, është edhe një efektiv polici në Lezhë, Leonard Palushi, ish-shef i policisë në Elbasan, që dyshohet se u jepte informacion grupeve kriminale dhe dekonspironte aksionet. Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Nuredin Dumani i konsideruar një nga personazhet më të kërkuar të botës së krimit, u arrestua në Fier më 29 mars 2022 pas një tentativë të dështuar për të vrarë Talo Çelën. Bashkë me të, u vu në pranga ushtari i tij, Henrin Hoxhaj që e ndihmoi në arratinë e shkurtër. Dëshmitë e tyre dhe provat e gjetura në telefonin e Dumanit që mbeti i plagosur në përballjen me Talo Çelën, ndihmuan SPAK në zbërthimin e grupeve kriminale. Hetimet që zbërthyen vrasjet e bujshme në Shqipëri po drejtohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit dhe dy prokurorë të SPAK, Dolorez Musabelliu dhe Behar Dibra.

14 të akuzuarit që janë në arrati
Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Eljo (Ervis) Bitri
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Agim Gjini
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)

Në burg janë edhe 10 të arrestuarit 

1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
4   Skerdi Tasi, 31 vjeç
5   Enver Diva, 43 vjeç
6  Besjan Xhixha, 31 vjeç
7.   Florenc Çekrezi, 35 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës