Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi policia pas operacionit të koduar “Premtimi” ka gjetur e sekuestruar armë, municione e lëndë narkotike.

Sipas të dhënave të policisë, bëhet e ditur se, në pranga ka rënë Marsel   Cani,   28  vjeç,  Elton  Ago,  29  vjeç dhe Leo   Deliu,  33  vjeç, pasi   gjatë  kontrollit  të  ushtruar  nga  efektivat  e  policisë   në  rrugën  “Kozma Naska”,  Lagjia  5  Maji,  iu  gjetën  dhe  iu   sekuestruan  tre  armë  zjarri  automatik, 130  copë  fishekë,  model  56,  kalibër  7.62 mm dhe 250  gram  lëndë  narkotike  e  llojit  Cannabis  Sattiva.

Ndërkohë, gjatë   kontrollit  të  ushtruar  në  banesën  e    Marsel   Cani,   grupi  hetimor,  ka  gjetur   dhe  sekuestruar edhe një pistoletë me mbishkrimin “EKOL-ES-55.

policia elbasan

policia elbasan

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)