Operacioni ‘Shpirti', Nga Vlora në Radhimë, ja pronat që iu konfiskuan Ilirjan Duçellarit! Gjatë hetimit u sekuestrua pasuri me vlerë 10 mln euro

Operacioni ‘Shpirti', Nga Vlora në Radhimë, ja pronat që iu konfiskuan Ilirjan Duçellarit! Gjatë hetimit u sekuestrua pasuri me vlerë 10 mln euro

Droga e sekuestruar gjate operacionit

Katër pasuri, 2 apartamente në lagjen 'Pavarësia', një godinë trekatëshe me dy kate banimi, në lagjen 'Kushtrimi' në Vlorë si dhe një pasuri e llojit ‘njësi’ në Radhimë të Vlorës në pronësi të Ilirjan Duçellari (Zaimi) he familjarëve të tij janë konfiskuar duke i kaluar në favor të shtetit

Ilirjan Ducellari (alias Zaimi) njihet si kreu koka e trafikut të drogës që kishte plantacione gjigante kultivimi hashashi në zonën e Skraparit dhe bënte të mundur trafikimin drejt Italisë.

Pasuritë e paluajtshme të konfiskuara u bënë publike nga SPAK në një njoftim të datës 26 dhjetor 2023, 4 ditë pasi Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshe nga GJKKO vendosi të pranonte kërkesën për konfiskimin e pasurive.

Në vendimin e dhënë më më 22 dhjetor 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit veç shpalljes fajtor të Ilirjan Duçellarit për akuzën e “Trafikimi i narkotikëve’ , “Grup I strukturuar kriminal e deklaroi fajtor dhe për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale. Përkundrejt GJKKO-së e cila më 9 shkurt 2023 për këtë akuzë e kishte shpallur të pafajshëm. Gjithashtu pranoi dhe konfiskimin e disa pasurive të cilat konsiderohen si produkt i veprës penale, të cilat GJKKO e kishte rrëzuar.

Ilirjan Duçellari (Zaimi) u dënua me 19 vite burg. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar, për të cilën i ulet 1/3 e dënimit përfundimisht Ilirjan Duçellari (Zaimi) do të vuajë 12.8 muaj burg.

Me këtë vendim Duçellarit i shtohej dhe 1 vit e 4 muaj burg të tjera, pasi me vendimin e mëparshëm të GJKKO-së ishte dënuar me 11 vite e 4 muaj burg.

'Shpirti'
Në dosjen e megaoperacionit “Shpirti” që u zbardh nga Shqiptarja.com dhe Report Tv zbulohet roli i Ilirjan Ducellari (alias Zaimi) si kreu i bandës që kishte plantacione gjigante kultivimi hashashi në zonën e Skraparit dhe bënte të mundur trafikimin drejt Italisë.

SPAK thotë se ja arritur të dokumentojë veprimtarinë kriminale te pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuar, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri ne vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë prej 10 (dhjetë) milion euro.

“Autoritetet Shqiptare dhe Autoritetet Italiane, gjatë hetimeve të mëparshme bërë në Shqipëri në kuadër  të operacioneve ‘Shefi’ dhe ‘Kulmi’ në mars të  vitit 2018 e në qershor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, të dhëna  për shkelje të ligjit  te kryera nga zyrtar publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishëm.

Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmëndura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashish, duke ju hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.
Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë prej 10 (dhjetë) milion euro" thuhet në njoftimin e SPAK.

Ky hetim cilësohet nga SPAK se është vlerësuar nga EUROJUST si një ndër hetimet më të sukseshme në Evropë, i kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

Pasuritë e konfiskuara
–Pasuria me nr. 517/1 ND3 – N26, Zona Kadastrale 3140, Vol. 13, Fq. 113, e llojit “njësi”, me sipërfaqe 69.32 m2, ndodhur në Radhimë, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Ilirjan Zaimi, hipotekuar në favor të Bankës së Parë të Investimeve Albania sh.a.., dhe të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;
–Pasuria me nr. 24/8+1-14, Zona Kadastrale 8603, Vol. 6, Fq. 100, e llojit “apartament”, me sipërfaqe 56.80 m2, ndodhur në Lagjen “Pavarësia”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Ilirjan Zaimi, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;
–Pasuria me nr. 28/4+1-28, Zona Kadastrale 8603, Vol. 16, Fq. 104, e llojit “apartament”, me sipërfaqe 134 m2, ndodhur në Lagjen “Pavarësia”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetases Elisabeta Duçellari, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;
–Pasuria me nr. 37/34-ND, Zona Kadastrale 8605, Vol. 45, Fq. 187, e llojit “ndërtesë”, me sipërfaqe 124 m2, ndodhur në Lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, godinë tre katëshe, me dy kate banimi, me sipërfaqe 124 m2 secili, dhe kati i tretë me sipërfaqe 71 m2, regjistruar në emër të shtetasit Neki Duçellari, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

Hetimi  

Hetimet për procedimin penal nr.36 të vitit 2019, u kryen në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Autoritet e Antimafies dhe Prokurorisë së Barit, Itali , për veprat penale të “Kultivimi dhe trafikim I bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal e pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale si dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal

Në përfundim të hetimeve paraprake SPAK dërgoi për gjykim të pandehurit Robert Myftari, Julian Bejdollari, Aurel Kalari, Rexhino Muçaj, Piro (Kleo) Bregu, Ilirian Duçellari (alias Ilirian Zaimi), Orhan Duçellari, Alban Koshi, Elton Hamza dhe Mariglen Shusha, të cilët kanë kryer aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Më 22 dhjetor 2023 trupi gjykues i GJKKO e Apelit, i përbërë nga Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Miranda Andoni dhanë  këto dënime

Të dënuarit nga GJKKO e Apelit të operacionit "Shpirti"
Ilirjan Duçellari (alias Ilirian Zaimi) 12 vite e 8 muaj burg
Robert Myftari 8 vite e 8 muaj burg
Julian Bejdollari  8 vite e 8 muaj burg
Aurel Kalari 8 vite e 8 muaj burg
Rexhino Muçaj 8 vite e 8 muaj burg
Piro (Kleo) Bregu 8 vite e 8 muaj burg
Orhan Duçellari 8 vite e 8 muaj burg
Alban Koshi 8 vite burg
Mariglen Shusha 3.4 vite burg

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim