Operacioni 'Shpirti'/ ‘Makina, rrushi, shezllone, dokumente’, zbardhen kodet e përgjimit mes bisedimeve të organizatës kriminale për transfertat e parave dhe dërgesat e drogës

Operacioni 'Shpirti'/ ‘Makina, rrushi, shezllone, dokumente’, zbardhen kodet e përgjimit mes bisedimeve të organizatës kriminale për transfertat e parave dhe dërgesat e drogës

Pamje nga operacioni 'Shpirti'

4 'të penduar' që më pas u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë, të katërt në rangje të larta të grupeve mafioze e kriminale, i kanë dhënë 'dorën' më të madhe SPAK-ut i cili ka goditur në shenjë dhe ka shkatërruar një organizatë të mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit 'Shpirti' u dokumentua veprimtaria kriminale e 4 grupeve të strukturuara që merreshin që nga kultivimi i lëndës narkotike deri të shpërndarja e saj në qytetet italiane dhe vendet e tjera europiane.

Ndërkohë janë zbardhur disa nga bisedimet e koduara mes trafikantëve të drogës për transfertat e parave dhe dërgesat e drogës, të organizatës kriminale.

Në bisedimet ndërmjet trafikantëve, 'lënda narkotike' ishte shumë herë e përmendur me kode të tilla si: makina, rrushi, motori, punëtor, shishe birre, shishe uji, bluza ose gjysmë bluza, shezllone, persona, skeleri, birra, një gjuhë që ishte shumë e thjeshtë për dekodifikimin në kontekst të të gjitha bisedave.

Ndërkohë që sa u përket parave është përdorur kodi 'dokumente', ose në mënyrë të qartë që s'kanë nevojë me dekodifikim si  “duhet të sjellin paratë”, “më thuaj sa para janë”.

Sa i përket sasisë së shpërndarjes së drogës, kodet ishin lehtësisht të zbulueshme: “pesëdhjetë gramë”, “100 gramë”, “dhjetë skela”, “sa punëtorë do? Dy, tre?”, “dhjetë shishe ujë”, “20 shezllone”, “10 mijë”, “20 birra”.

38 ishin urdhër-arrestet të lëshuara nga SPAK, 10 të ekzekutuar më parë, ndërkohë që 28 të tjerët janë ekzekutuar një ditë më parë, nga ku 24 janë lë në burg, 4 'arrest shtëpie'. Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. 12 pasuri të paluajtshme janë sekuestruar me një vlerë prej 4 milionë eurosh.

Në veçanti, masat e sigurisë personale u ekzekutuan, edhe për një administrator publik Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Prokurori i Vlorës Maksim Sota, tre zyrtar të larte të policisë e dy punonjës te tjerë, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e prestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, garantonin, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.


Lajmi kryesor:

Operacioni ‘Shpirti’/Dy-ish shoqëruesit e ish ministrit Saimir Tahiri trafikuan 1 ton kanabis të sekuestruar në Itali dy vlonjatëve


M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje