Operacioni ‘Shpirti’/Dy-ish shoqëruesit e ish ministrit Saimir Tahiri trafikuan 1 ton kanabis të sekuestruar në Itali dy vlonjatëve

Maksim Sota, prokurori i Vlorës, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Shpirti’  u akuzua në dosje për shpërdorim detyre dhe aktualisht ndodhet ‘në arrest shtëpie’. Sipas dosjes, roli i supozuar i prokurorit Maksim Sota rezulton nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Donial Droli dhe Maringlen Shusha, sipas të cilëve drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020, kishte lidhje me prokurorin, madje i kishte siguruar një shtëpi me qira të cilën e paguante trafikanti, kur Maksim Sota jetonte bashkë me Maringlen Shushaj. Mbi bazën e këtyre dëshmive, u krijua dyshimi për "infiltrimin e gupit kriminal në radhët e përfaqësuesve që ushtrojnë ndjekjen penale në emër të Shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprimtarive kriminale". Gjykata mbi këto elemente ka bazuar akuzat ndaj prokurorit Maksim Sota për shpërdorim detyre,

Detaje të reja janë zbardhur edhe rolin që kanë pasur edhe dy ish shoqëruesit e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët ishin në krye të këtij rrjeti trafiku. Agustin Deda dhe Hekuran Marku kanë qenë organizatorët e trafikut dhe janë të arrestuar në Spanjë. Arrestimi i tyre dhe zbulimi i këtij rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike u bë kur Deda dhe Marku trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën 1016 kilogramë kanabis, e cila i është sekuestruar në Bari me 21 dhjetor 2016 skafisteve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini.

Të arrestuarit e tjerë si Ilirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit dhe Festim Lelaj, ish-nënkomisar i policisë së Fierit, garantonin transportin e drogës nga plantacioni dhe tokat e mbjella deri tek gomonet që niseshin drejt Italisë.

Një tjetër emër që del nga hetimet është Saimir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, i cili kishte dhënë me qira tokën dhe menaxhonte mbjelljen, korrjen dhe të gjithë përgatitjen e drogës për t’u transportuar më pas në Itali. Ndërsa Shkëlzen Daci ishte ndërmjetësi për kontaktet që krijonte me qëllim trafikun e drogës. Personat e tjerë të arrestuar janë fermerë që merreshin me kultivimin e drogës.

SPAK nxori nga hetimet se paratë e përfituara nga trafiku i drogës investoheshin në hotele dhe restorante në Shqipëri. Operacioni ndërkombëtar antidrogë, i realizuar njëkohësisht në 4 shtete, u finalizua dje me 38 të arrestuar, 10 prej të cilëve ishin arrestuar më herët. Gjatë operacionit u sekuestruan  2 armë zjarri dhe rreth 60 mijë euro cash. I gjithë rrjeti u zbardh falë 4 'të penduarve', të cilët më pas u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë, të katërt në rangje të larta të grupeve mafioze e kriminale, i kanë dhënë 'dorën' më të madhe SPAK-ut i cili ka goditur në shenjë dhe ka shkatërruar një organizatë të mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. 38 personat janë konsideruar përgjegjës për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.  Janë vënë në pranga dhe janë dokumentuar shkelje të ligjit dhe veprime korruptive te kryera nga zyrtarë publik shqiptarë për akuza si pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishme. Operacioni italo-shqiptar ishte rrjedhë e zhvillimeve hetimore të operacioneve "Shefi" e "Kulmi" ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias Italiane të Barit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Operacioni 'Shpirti'/ ‘Makina, rrushi, shezllone, dokumente’, zbardhen kodet e përgjimit mes bisedimeve të organizatës kriminale për transfertat e parave dhe dërgesat e drogës

4 'të penduar' që më pas u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë, të katërt në rangje të larta të grupeve mafioze e kriminale, i kanë dhënë 'dorën' më të madhe SPAK-ut i cili ka goditur në shenjë dhe ka shkatërruar një organizatë të mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit 'Shpirti' u dokumentua veprimtaria kriminale e 4 grupeve të strukturuara që merreshin që nga kultivimi i lëndës narkotike deri të shpërndarja e saj në qytetet italiane dhe vendet e tjera europiane.

Ndërkohë janë zbardhur disa nga bisedimet e koduara mes trafikantëve të drogës për transfertat e parave dhe dërgesat e drogës, të organizatës kriminale.

Në bisedimet ndërmjet trafikantëve, 'lënda narkotike' ishte shumë herë e përmendur me kode të tilla si: makina, rrushi, motori, punëtor, shishe birre, shishe uji, bluza ose gjysmë bluza, shezllone, persona, skeleri, birra, një gjuhë që ishte shumë e thjeshtë për dekodifikimin në kontekst të të gjitha bisedave.

Ndërkohë që sa u përket parave është përdorur kodi 'dokumente', ose në mënyrë të qartë që s'kanë nevojë me dekodifikim si  “duhet të sjellin paratë”, “më thuaj sa para janë”.

Sa i përket sasisë së shpërndarjes së drogës, kodet ishin lehtësisht të zbulueshme: “pesëdhjetë gramë”, “100 gramë”, “dhjetë skela”, “sa punëtorë do? Dy, tre?”, “dhjetë shishe ujë”, “20 shezllone”, “10 mijë”, “20 birra”.

38 ishin urdhër-arrestet të lëshuara nga SPAK, 10 të ekzekutuar më parë, ndërkohë që 28 të tjerët janë ekzekutuar një ditë më parë, nga ku 24 janë lë në burg, 4 'arrest shtëpie'. Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. 12 pasuri të paluajtshme janë sekuestruar me një vlerë prej 4 milionë eurosh.

Në veçanti, masat e sigurisë personale u ekzekutuan, edhe për një administrator publik Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Prokurori i Vlorës Maksim Sota, tre zyrtar të larte të policisë e dy punonjës te tjerë, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e prestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, garantonin, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.

I.K/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë