SPAK kërkon konfiskimin e pasurive me vlerë 9.1 milionë euro, që i përkasin anëtarëve të grupeve kriminale të goditur nga megaoperacioni shqiptaro-italian “Ura”, me drejtues të spikatur Adi Çobën dhe Elvis Doçin, i njohur si ‘Visi i Pojës’
Janë 5 biznese, mes të cilave bare e restorante të njohura, 24 pasuri të paluajtshme dhe 3 makina, për të cilat prokuroria e Posaçme thotë se duhet të kalojnë në pronësi të shtetit.
Mes bizneseve dy lokale të njohura në Durrës, “Marquess”, në pronësi të Ervin Zeqirit, dhe restoranti “Felix Vinum”, në pronësi të Adi Çobës dhe 2 bashkëaksionerëve të tjerë Eni Koçit dhe Evalt Domit.
Dy biznese të Nexhmedin Danajt nga Vlora, i lidhur me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, televizioni kabllor “Vlora Cable” dhe shoqëria “Dubai im”, që ushtron aktivitet në fushën e hotelerisë dhe turizmit dhe figuron në emër të bashkëshortes së tij, Algerta Fejzullau. Danaj u arrestua në shtator në Dubai.
Konfiskimi kërkohet si pasojë e një hetimi pasuror për disa anëtarë të grupeve kriminale, ndërkohë që në këtë hetim nuk janë të përfshira pasuri të Visit të Pojës, me vlerë miliona euro, që janë në një fraksion tjetër.
Prokuroria e posaçme bën me dije se ekspertët kontabël të SPAK kanë arritur ne konkluzionin se pasuritë në emër të personave në hetim për trafik ndërkombëtar droge, familjarëve dhe të afërmve të tyre nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash.
Dosja shqiptare e operacionit “Ura” kaloi për gjykim në maj të këtij viti më 24 të pandehur, përveç Adi Çobës i cili ishte në arrati dhe u arrestua pak muaj më pas.
Grupet kriminale trafikuan tonelata kokainë nga vendet latinë në Evropë dhe aktivitetin bazë e kishin në Itali. Përfitimi ishte miliona euro, ndërsa pastrimi i parave bëhej në Shqipëri, kryesisht në Durrës.
Në dosjen italiane të operacionit Ura, Adi Çoba shfaqet si kreu i një rrjeti të trafikut të drogës. I njohur si “Bazholi”, por edhe me 3 Nofka të tjera, ai komandonte nga Durrësi të gjithë aktivitetin kriminal.
Për të vërtetuar lidhjet e tij me grupin e ‘Visit të Pojës’, prokurorët italianë erdhën në Shqipëri dhe i morën dëshmi, edhe Nuredin Dumanit.
Kliko ketu per te lexuar ekstraktin historik te Marquess
Kliko ketu per te lexuar ekstraktin historik te Felix Vinum
Kliko ketu per te lexuar ekstraktin historik te Dubai im
Kliko ketu per te lexuar ekstraktin historik te Vlora CABLE
-
Nexhin emerojeni prefekt ne Vlore ne vendin tim.
Përgjigju












Komente
Komento