Pas pune, rrugës drejt stacionit të autobusit u ndjeva shumë më e pasigurt, pasigurisë sime si qytetare iu shtua edhe pasiguria e të pasurit statusin gazetare. Dje, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama drejtoi një lum fyerjesh ndaj gazetarëve. Sa thjeshtësohet kjo për një kalimtar në rrugë. Fyerjet, të cilat për kryeministrin marrin vlerën e një opinioni, përgjithësonin të gjithë gazetarët.
Ne që rendim pas tyre, që duhet të ndryshojmë garderobën për të na hapur dyert e Parlamentit, që duhet të tregohemi të matur ndryshe një buzëqeshje e tepruar mund të të prish punë, po ne duhet të ndryshojmë edhe formulimin e pyetjeve apo mënyrën si pyesim, apo apo librat që lexojmë. Ama vetëm politikanët jo, politikanët duhet ti pranojmë.
Ajo që më ngacmon, është sugjerimi i kryeministrit se çfarë libri na duhet të lexojmë. Çfarë libri duhet të lexojmë z.Rama që shkon për shtat me mendimet tuaja? Po jam e sigurt se edhe kjo është një pyetje idiote, se ju e keni përgjigjen gati. Megjithatë nuk është ky thelbi. Çështja është se këtu secili bën çi do qejfi, edhe askush nuk jep llogari për asgjë. Sepse rrallëherë bëhen pyetjet e duhura, jam dakord.
Ama, përgjigjet e duhura nuk i kemi gjetur kurrë. Dje në mëngjes u vra një çift i mrekullueshëm në Gjirokastër, në mes të ditës, pas një procesi gjyqësor të mbyllur; dje në mesditë Kryeministri i Shqipërisë del dhe e ngatërron veten me të Gjithëditurin e jep leksione gazetarie, në një kohë kur ka dështuar me administrimin e kabinetit të tij; sot këmbëngul sërish se fajin për mungesën e investimeve e kanë gazetarët. Dhe askush nuk i thotë se i nderuar duhet të ktheni kokën nga vetja, nga shtëpia juaj, nga fronti juaj i punës, shihni ç'bëhet rreth e rrotull.
Ne me siguri nuk jemi gazetarët më të mirë në botë, e ndoshta pyetjet tona janë edhe të këqija e të pastudiuara, por ky është katundi ku jetojmë, e ky është niveli ku lundrojmë. Për ngushëllim, as ju nuk jeni kryeministri ideal. Po këto janë mësime shumë të mëdha, për njerëz të vegjël. Mire se rrojmë së bashku në kazanin tonë të famshëm, zoti Kryetar.
Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com
/Shqiptarja.com