Ferragnez qenkan përçarë! Lajmin ‘bombë’ e dha ish- paparazzi i famshëm i yjeve italianë, Fabrizio Corona. I ftuar në “Verissimo” me moderatoren Silvia Toffanin, Corona foli edhe një herë për librin e tij “Nuk më keni bërë asgjë”.
Në libër është shkruar gjithashtu edhe tradhtia e ish-partneres së tij Silvia Provvedi, shkruan TGcom. “Më ka tradhtuar me Fedez por thjesht sa për emër. Isha unë ai që e tradhtova i pari dhe Silvia e bëri vetëm për inat,”- shprehet Corona.
Por lajmi qëndron në faktin se në atë kohë Fedez ishte i lidhur me Chiara Ferragnin, bashkëshorten e tij aktuale. Menjëherë pas kësaj deklarate profili i Ferragnit është bombarduar me komente. Si e ka pritur blogerja këtë lajm?!