Opozita, Beqja: Borxh
por me çfarë pasojash?

Opozita, Beqja: Borxh <br />por me çfarë pasojash?
TIRANE - Sipas sekretarit për programin në PS Ilir Beqja, rritja e borxhit publik nuk parashikohet të sjellë rezultatet e pritura, duke u nisur nga performanca aktuale e qeverisë.

Zoti Beqja, mendoni se duhet stimuluar ekonomia me më shumë shpenzime?
Në parim, pse jo! Por, në 2009 nuk dha ndonjë efekt, sepse varet nga ajo se si i programon shpenzimet, çfarë efektiviteti kërkon prej tyre dhe, sidomos, me çfarë korrektese i zbaton ato. Borxhi publik është rritur në vitet e fundit por nuk është shtuar punësimi, nuk është pakësuar varfëria, nuk është zbutur hendeku midis të pasurve dhe të varfërve. Para disa javësh ne në PS kemi denoncuar shpërdorimin e parave publike me reklama qeveritare. A mund të shpenzohen para sa për dy dërgesa ndërkombëtare postare me DHL për të njoftuar secilin prej 11 mijë personave që shpronësohen për interes publik? A nuk janë zbuluar rreth 150 milionë dollarë dëme me shpërdorime dhe korrupsion në 9 muajt e parë të këtij viti?

Ka faktorë të tjerë që duhen mbajtur parasysh kur vendoset të rritet borxhi?
Patjetër. Duhet të mendohet se me çfarë kostoje e merr borxhin, cili është raporti i të ardhurave tatimore ndaj borxhit publik, a prodhon shtesa e borxhit një ritëm më të mirë të rritjes ekonomike, etj. Kryeministri aktual ka tjetër axhendë, qeveria është e paaftë të përballojë qoftë edhe profesionalisht një ngarkesë të tillë, ndërsa mazhoranca është e pagojë.

Si e parashikoni procesin e diskutimit dhe më pas realizimin e buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm?
Buxheti i vitit për fat të keq, do të degjenerojë si vitet e mëparshme, ku Sali Berisha do të vazhdojë të mashtrojë publikisht dhe do të miratojë një buxhet, i cili, ashtu si në 2-3 vitet e fundit, do të ndryshohet disa herë gjatë vitit, për t'u realizuar më pak se miratimi fillestar.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?