Sot pasdite në orën 18:00 opozita e bashkuar do të protestojë duke bllokuar disa nga akset kryesore. Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka paralajmëruar Bashën dhe Kryemadhin se do të përballen me ligjin, ndërsa sipas tij, halli i tyre është reforma në drejtësi që duan ta bllokojnë.
"Sot jemi në përmbyllje të miratimit në Kuvend të një prej paketave të reformës më të rëndësishme që ka ndërmarrë Shqipëria. Sot apeli im është edhe për deputetët e opozitës të votojnë ligjin sepse besoj se jeni të ndryshëm nga kolegët nga listat prej nga vini. Besoj se nuk keni hesape të hapura me drejtësinë, sikur mund të jetë kjo arsyeja pse ikën nga Kuvendi.
Basha dhe Kryemadhi kanë vendosur të bllokojnë akset kryesore, por jo reformën në drejtësi, miratimin e këtij ligji, sikur nuk kanë mundur të bllokojnë ndryshimet Kushtetuese, vettingun apo edhe aktet e tjera. Ndryshimet Kushtetuese erdhën dhe i votuan si pulat.
Halli i tyre është reforma në drejtësi, prandaj bllokojnë rrugët. Nuk kanë për të arritur të bllokojnë demokracinë apo zgjedhjet. Halli i tyre është biznesi i kunatit dhe jo i një qytetari të ndershëm shqiptar.Lulzim, ke të drejtën që të protestosh, por harroje të nxisësh dhunë në kryesh akte vandalizmi, pasi ke për t'u përballur me ligjin. Qoftë ti apo kushdo që tenton të bllokojë rrugë apo vandalizojë biznese private. Nuk do të ndodhë kurrë bllokimi i zhvillimit të zgjedhjeve" tha Balla.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Televizioni i Berishës si 'Zëri i Popullit' me Enver Hoxhën, i mat kilometrat kreut të PD-së: ''Berisha shfaqet super energjik''
24 Dhjetor, 13:37
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor, 12:17
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor, 11:36
-
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
24 Dhjetor, 09:44
-
Braçe ndan pamjet me dron të REPORT TV nga protesta e PD: Vuajtja e Tiranës një ditë para Krishtlindjeve, e bllokuar nga 102 vetë! Shkak, urrejtja ndaj këtij qyteti
23 Dhjetor, 21:55
-
Ylli Pata: Nga sheshet plot, te bllokimi i rrugëve, diferenca e opozitës serbe me atë të Berishës
23 Dhjetor, 17:35
-
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
23 Dhjetor, 17:11
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
11 Maji/ Berisha bën gati alibinë: Rama s’bën zgjedhje, por fasadë
22 Dhjetor, 15:24
-
Mosbindja civile / Po Gjin Gjoni pse do të bllokojë nesër trafikun në Tiranë? Një vilë e fshehur që sfidon SPAK-un
22 Dhjetor, 11:57
-
Ylli Pata: Pse Berisha zgjodhi të bllokojë rrugët para Krishtlindjeve?
21 Dhjetor, 18:24
Luli do nje presh Kashari ne by..
Përgjigju