Opozita bojkoton Kuvendin

Opozita bojkoton Kuvendin
Seanca e Kuvendit, e paralajmëruar të mbahej sot, nuk është mbajtur për shkak të bojkotimit të opozitës. Të pranishëm kanë qenë vetëm deputetë e pozitës dhe në mungesë të kuorumit, seanca i ka ndërprerë punimet. 

Bojkotimi i seancën nga opozita është bërë me arsyetimin se Kuvendi po i shkel procedurat gjatë miratimit të ligjeve. E gjithë kjo situatë u krijua gjatë seancës së djeshme kur u miratu ligji për RTK-në që u përcoll me largim nga salla të deputetëve të opozitës. 

Opozita e përbërë nga LDK, Vetëvendosje dhe AAK, kanë kundërshtuar futjen në rend dite të Ligjit për Bankat dhe atij për RTK-në, duke thënë se janë shkelur procedurat. 

Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, kundërshtoi shkeljen e procedurave dhe tha se opozita është dashur ta arsyetojë daljen nga salla. 

“Opozita është dashur ta arsyetoj daljen nga salla dhe jo të thirret në procedura sepse asnjë procedurë nuk është shkelur”, ka thënë Krasniqi duke paralajmëruar një mbledhje të re të Kryesisë së Kuvendit për të hënën e cila do të vendos për mbajtjen e seancës së ardhshme parlamentare. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet