33 deputetë të opozitës hodhën firmat për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Komisioneve Hetimore. Duke rikujtuar 5 argumentet kundër këtij ligji, Dhurata Çupi që dorëzoi kërkesën në Kushtetuese tha se me këtë ligj mazhoranca synon të privojë opozitën nga e drejta për të kontrolluar qeverinë, ndërsa kërkoi pezullimin e ligjit deri në vendimin përfundimtar.
‘I bëj thirrje GJK të jetë në lartësinë e integritetin që jep posti i anëtarit të GJK. Ju kujtoj se nuk janë strukturë e PS-së por është një institucion që duhet të këtë integritetin e institucionit që përfaqësojnë. Ka një praktikë që i njohin të drejtën pakicës parlamentare si instrument kontrollit të pushtetit ekzekutiv.’- tha Çupi.
Gjykata Kushtetuese është shpresa e fundit e deputetëve të Rithemelimit për të rrëzuar ligjin për komisionet hetimore të miratuar në dhjetor në Parlament vetëm me votat e socialistëve.
Përmes Gazment Bardhi ata kishin kërkuar edhe nga Presidenti Bajram Begaj kthimin për shqyrtim të ligjit, por Begaj vulosi dekretin shoqëruar me një arsyetim të gjatë se si pas tij, ligji nuk është anti-kushtetues dhe shqetësimet e opozitës nuk i adreson Kreu I Shtetit por dialogu parlamentar.
Kujtojmë se mes kaosit të Rithemelimit, Kuvendi votoi më 21 dhjetor ligjin për Komisionet Hetimore. Me 75 vota pro u votua ligji i ri i cili përcakton qartë sipas socialistëve objektin e komisioneve hetimore.
Ligji i ri sipas socialistëve qartëson balancën mes legjislativit dhe organeve të drejtësisë, ndërsa përcakton qartë se kur do të ngrihet një komision hetimor, ndërkohë që sipas mazhorancës deri më tani komisionet hetimore janë përdorur për luftë politike.
Këto ndryshime ligjore opozita i ka kundërshtuar dhe i konsideron si tentative të mazhorancës për t’i hequr të drejtat që opozitës ia jep Kushtetuta.
Ngritja e Komisioneve hetimore është një nga 3 kushtet që Rithemelimi ka për të rikthyer normalitetin në Kuvend.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.9%
-
Të gabuar
54.7%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
Berisha kujtohet pas 34 vjetësh: Dëmshpërblimin të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë! Sulmon Gjykatën Kushtetuese
18 Janar, 12:54
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
Partizani/ Ja pse Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë (DOKUMENT)
15 Janar, 18:50
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08
-
Zonat e mbrojtura/ Zhupa: Kushtetuesja kaloi në seancë kërkesën e PD, ligj që i shërben interesit të Ramës e miqve të tij
14 Janar, 13:33
-
Gjykata Kushtetuese/ 13 kandidatë në garë, për postin që lë Holta Zaçajt! Mes tyre anëtarë të organeve të vetingut që u mbaroi mandati në dhjetor (EMRAT)
13 Janar, 14:16
-
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Hakmarrje pse votova për heqjen e imunitetit të tij te Mandatet! Të merret me hallet që ka me Drejtësinë, po mban peng PD
13 Janar, 13:18
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Vendimi i Kushtetueses për SkyECC, nis procesi në GJKKO për dosjen ‘Metamorfoza’! Avokatët e Pëllumb Gjokës kërkojnë kohë, seanca shtyhet për 21 Janar
7 Janar, 15:35
-
Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK
6 Janar, 07:25