Zgjedhjet vendore, Mediu: Të dalim me një kandidat të përbashkët! Duka-Metës: Ftesa për koalicion, vetëm për Berishën apo për të gjithë opozitën?

‘Opozita duhet të ketë një kandidat të përbashkët’- ky ishte propozimi i kreut të partisë Republikane Fatmir Mediu. I ftuar në ‘Studio Live’ nga Arbër Hitaj, Mediu foli për një sërë çështjesh së politikës dhe sesi kampi opozitar mund të merrte drejtimin e qeverisë.

Lidhur me këtë aksion opozitar, Mediu zbuloi në Report Tv propozimin e tij sa i përket primareve, ku ndryshe nga Berisha ish ministri, u shpreh i sigurt se duhet një opozitë me një kandidat edhe ai të zgjidhet nga qytetarët në mënyrë që populli të jetë i përfshirë me opozitën.

‘Opozita duhet të ketë një kandidat të përbashkët pastaj subjektet mund të shkojnë të ndara. E rëndësishme është të gjendet rruga për një aleancë të përbashkët. Ndoshta ka dy mundësi për të ecur përpara, primarja do të bëhej me votim të drejtpërdrejt nga qytetarët e dyta konguguron qeverinë lokale dhe më e rëndësishmja është se qyetarërt janë të përfshirë me opozitën.’- u shpreh Mediu.

Pyetje: Po nëse ka 2 kandidatë nga opozita?

‘Kjo do ishte e papranueshme sepse nuk do zgjidhte asgjë do krijonte situatën si në 6 mars.’- u shpreh Mediu në Report Tv.

Mediu u ndal gjithashtu edhe në një ndër tematikat më të ‘nxehta’ të Partisë Demokratike, ato të financimeve ruse, ku me bindjen e tij personale mohoi se selia blu ishte e përfshirë në marrëdhnëiet me Rusinë. Kreu i partisë Republikane u shpreh i bindur se është përgjegjësi e PD-së që këtë akuzë ta çojë për hetim.

‘E para njëher sot kam pasur një bisedim me zonjën Kim dhe duhet të dimë që ndikimet e aktorëve të huaj në Shqipëri duhen përjashtuar. Ajo që më bën për të qeshur është lobimi i politikës shqiptare në SHBA...

Ua them me bindje, mund të ketë deformime nga më të ndryshmet që asnjëherë PD s’ka pasur marrëdhënie me Rusinë dhe s’ka për të pasur ndonjëherë. Nuk besoj pavarësisht diskutimeve që të ketë pasu rnjë ndërthurje apo bashkëpunim me Rusinë. Besoj se është përgjegjësi e PD për ta çuar në hetim në këtë gjë.- u shpreh ai.

Nisur nga takimi që Mediu pati ditën e sotme me ambasadoren Kim, ai u pyet edhe me aleancën në PD, në rast se ky i fundit anohet nga Berisha. Mediu nuk u ndal në detaje por theksoi se lidhja me SHBA është e rëndësishme.

"As nuk paragjykoj as nuk dua të paragjykoj, unë mendoj ndjesia dhe marrëdhnëiet që duhet të lidhim me aleatin e djathtë janë të rëndësishme.- u shpreh Mediu.

Ish ministri pati edhe një vizitë në SHBA disa javë më parë, ku zbuloi edhe foksin e bisedimeve. :

‘Çështja ishte për Kinën, më problematike ishin vendet jodemorkatike ndaj Perëndimit. Sa i përket Shqipërisë ishte momenti i sulmit kibernetik. Dhe në ccdo takim, thamë faleminderit për mbështetjen që na jepni por shpatullat e Shqipërisë janë pak të vogla për një peshë kaq të madhe. Shteti shqiptar duhet të kuptojë që kjo s’është thjesht çështje personale me Iranin.’- tha Mediu në Report Tv.  

Ndërkohë, edhe kreu i PPA-së, Agron Duka ndan të njëjtin qëndrim, që opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët. Duka i drejtoi edhe një pyetje Ilir Metës, nëse ftesa e tij nënkupton daljen me një kandidat të përbashkët vetëm me Sali Berishën apo edhe me pjesën tjetër të opozitës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
Zgjedhjet vendore, Duka-Metës: Ftesa për një kandidaturë të përbashkët, vetëm për Berishën apo për të gjithë opozitën?

 

Kreu i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka thotë për Report Tv se opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore 2023. Në një intervistë për gazetarin Arbi Fortuzi, Duka tha se nëse nuk dilet me një kandidat të përbashkët rrezikon të përsëritet e njëjta situatë si në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku të ndahet vota mes kandidatëve të opozitës.

“Mendimi është që nëse do dalin kandidatë nga primaret e Berishës, vetëm dhe jo me konsensusin gjithë opozitës, mund të rrezikojmë në përsëritje të situatës më 6 mars. Në rast të tillë do ndahet vota. Të bën të pamundur të fitosh përballë një kandidaturë të fortë të PS. Vetëm nëse bëhen primare të hapura, nëse zgjidhet një kandidaturë e vetme nga e gjithë opozita, përfshirë këtu edhe partitë e vogla, vetëm atëherë mund të kemi shpresa që të fitojmë zgjedhjet vendore”, tha Duka.

Duka komentoi edhe deklaratën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta që opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët. Duka i drejtoi edhe një pyetje Metës, nëse nënkupton daljen me një kandidat të përbashkët vetëm me Sali Berishën apo edhe me pjesën tjetër të opozitës.

“Kemi patur bisedime vetëm brenda aleatëve të vegjël, me deputetë të shkëputur të PD, por jo me Berishën apo Alibeajn. Kam dëgjuar një deklaratë të Metës që duhet t dalim me kandidaturë të përbashkët. Kjo është pozitive. E ka fjalën kandidaturë të përbashkët Partia e Lirisë- Berisha, apo e ka kandidaturë e përbashkët që të përfshijë gjithë opozitën dhe njerëz që janë jashtë politikës, por dëshirojnë që të fitojë opozita. Nëse e ka për të dytën do ishte pozitive, nëse e ka për të parën do ishte e njëjta skemë”, u shpreh Duka.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PASTRUESI I BANJOVE: 29/09/2022 00:40

    NE DAC DILINI VETEM NE DAC BASHKE,,,NJE MUT TE MADH DO MARRE OPOZITA,,,,,OPOZITE I THENSHIN,,,ATY ESHTE NJE TUFE KRIMINELESH DHE HAJDUTESH....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave