Opozita e Kosovës kundër Albin Kurtit: E ka zhytur vendin në krizë të thellë me partnerët! Të mbledhim firmat për mocion mosbesimi

Opozita e Kosovës kundër Albin Kurtit: E ka zhytur vendin në krizë të thellë me partnerët! Të mbledhim firmat për mocion mosbesimi

Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj kërkon mbështetjen e partive të tjera të opozitës për të finalizuar një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.  Në një takim me përfaqësues të biznesit, duke folur për situatën në vend, Haradinaj tha se  “Kosova ndodhet në krizë të thellë” dhe është detyrë e të gjithëve për ta ndryshuar gjendjen. Pas kësaj tryeze, Besnik Tahiri, kreu I grupit parlamentar të Aleancës për ardhmërinë e Kosovës tha se opozita duhet ti mbledhë menjëherë 40 firmat për të filluar, betejën e mocionit të mosbesimit.

 “Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën dhe ka sjellë vendin në një krizë të thellë edhe rrezikshmëri të lartë. Rrezikshmëria e kësaj krize na detyron dhe na obligon për çka është legjitime me shkuar në mocion të mosbesimit. E pse ky mocion, sepse nga ky moment ku opozita në këtë rast PDK, LDK dhe AAK, bashkojnë votat dhe kanë 40 nënshkrime menjëherë fillon beteja edhe për votat e mbetura. Dhe aty ndodh mobilizimi i të gjithëve që mendojnë që duhet me ndal këtë gjendje. Besojmë shumë se mocioni kishte me pasur sukses.”- tha Besnik Tahiri.

Haradinaj tha se veç problemeve në vend, qeveria Kurti ka çuar në përkeqësim të marrëdhënieve me fqinjët dhe ndërkombëtarët. Ndërkaq kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për “rrugën e re” që duhet të ndjekë vendi. Ai theksoi se do të ketë takime me grupe të ndryshme interesi që kërkojnë ndryshim në Kosovë

 “Do të vazhdojmë takimet me secilin grup shoqëror në vend. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm. Kjo gjendje e sotme, nuk është fytyra jonë e vërtetë. Kjo gjendje e sotme nuk na përfaqëson”- tha Lumir Abdixhiku.

Opozita prej kohësh kërkon largimin qe qeverisë Kurti duke e fajësuar atë për masat që ka marrë bashkimi Evropian kundër Kosovës. Gjithashtu audio përgjimi I shefes së grupit parlamentar të VV, Mimoza Kusari Lila me nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simic, ka tensionuar klimën politike. Në seancën e parë pas publikimit të audio-përgjimit, në Kuvendin e Kosovës pati dhunë dhe konfrontim fizik mes depuetëve. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Non grata nga SHBA/ Maqedonia e Veriut kërkon arrestimin e Artan Grubit, shpallet në kërkim ndërkombëtar

Non grata nga SHBA/ Maqedonia e Veriut kërkon arrestimin e Artan Grubit, shpallet në kërkim ndërkombëtar