TIRANE - Ndërsa opozita jep votat për shtesa dhe ndryshime në Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile, mazhoranca ka rrëzuar variantin e Ministrisë së Drejtësisë, sipas së cilit pasuritë e konfiskuara nga bankat të shiten në ankand me 50 % të vlerës reale.
Sipas Kodit në fuqi, përmbaruesit privat për llogari të bankave, nxjerrin në ankand me jo më pak se 80 % të vlerës pronën e konfiskuar. Në rast të dështimit të shitjes zhvillohet ankandi i dytë, i cili e zbret çmimin me 20% të tjera.
Ndërsa në Kodin Civil disa nga ndryshimet parashikojnë që çështjet e trashëgimisë të trajtohen nga noterët dhe jo më nga gjykatat, çështjet e trashëgimisë vlerësohen sot si çështje që ngarkojnë më së shumti punën e gjykatave të vendit. Me ndryshimet e reja pritet që të paktën 15mijë çështje të trashëgimisë të hiqen nga sistemi gjyqësor dhe të kalojnë tek sistemi noterial.
Që në fillim të seancës në Komisionin e Ligjeve, ndryshimet në Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile janë shoqëruar me debate mes kryetarit dhe nënkryetarit, konkretisht mes Ilir Rusmajlit dhe Fatmir Xhafës, kur ky i fundit ka akuzuar mazhorancën se po i kalon projektligjeve pa diskutim dhe se deputetët e djathtë janë vënë në rreshtore për të miratuar projektligjet.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com