Opozita e përçarë, Kryemadhi: Kryebashkiakët s'i lirojnë zyrat, në 13 Tetor kemi zgjedhje (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas takimit me Lulzim Bashën në selinë e PD-së, deklaroi se kryetarët e bashkive që janë zgjedhur nga kjo forcë politike në zgjedhjet e 2015, nuk do të lirojnë zyrat për të zgjedhurit e rinj që dolën nga procesi i 30 Qershorit.

Ndërkohë që mes opozitës nuk ka një qëndrim të unifikuar për dekretin e Presidentit që vendosi si datë zgjedhjesh 13 Tetorin, pasi zhdekretoi 30 Qershorin. E ndërsa Basha nuk lëviz nga kushtet e tij duke kërkuar largimin e Ramës dhe qeveri tranzitore, Kryemadhi tha se kryetarët e bashkive do të qëndrojnë deri në zgjedhjet e 13 Tetorit duke aprovuar datën e re.

"Kapja e sistemit dhe cdo institucion nuk mund të jetë jetëgjatë, protesta e së hënës do të jetë si gjithë të tjerat, paqësore, provokatorët e Ramës dhe Lleshajt nuk mund të provokojnë më shqiptarët dhe opozitën.

30 Qershori tregoi se Rama është minoraca e minorancës, edhe në raportin e ODHIR-it e keni që ishin votime. Nëse mendoni se varfëria dhe kapja e shtetit dhe cdo gjë tjetër që Rama mendon të vendosë karriget e disa njerëzve, unë mendoj shqiptarëve t'u japim atë që meritojnë, punë dhe taksa të ulëta, kjo është më e rëndësishme se karrigia e disa kryetarëve të bashkive dhe ish-deputetëve.

Kemi 13 Tetorin një datë të re zgjedhjesh dhe nuk kemi parë asnjë ankimim nga PS-ja as në gjykatat e PS-së as në kushtetuese. Unë mendoj ka shumë ngjarje të tjera që do të jenë shumë më të mira për shqiptarët, që kërkojnë bukë. Nuk diskutojmë çështjet e zyrave. Kryebashkiakët janë legjitime deri kur të bëhen zgjedhjet e 13 tetorit" deklaroi Monika Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Opozita e përçarë/ Basha: Qeveri tranzitore, të largojmë Ramën! Kryemadhi: Në 13 Tetor kemi zgjedhje


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?