Në një kohë kur Partia Socialiste pas zgjedhjeve të 30 qershorit ka marrë 60 bashki në të gjithë Shqipërinë, duket se opozita që i bojkoti këto zgjedhje po përçahet.
Si PD ashtu edhe LSI nuk pranuan të hynin në zgjedhjet e 30 qershorit dhe tashmë deklarojnë se nuk i njohin zgjedhjet lokale. Por ndarja e PD me LSI qëndron tek vendimi i PD. Lulzim Basha vijon të theksojë se qëllimi i tyre është largimi i Ramës si krijimi i një qeverie tranzitore. Problem për PD janë edhe kryebashkiakët e djathtë të cilët kanë dalë kundër Bashës duke thënë se ata nuk do tua lirojnë zyrat kryetarëve të rinj të PS por do të presin deri më 13 tetor datë kjo që presidenti Meta dekretoi për zgjedhjet lokale pas anulimit të 30 qershorit.
Po kështu nga ana tjetër 'halli' i LSI janë dy dekretet e Metës. Në këto kushte, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se partia që ajo drejton janë të gatshëm të hyjnë në zgjedhje.
''Kryebashkiakët janë legjitime deri kur të bëhen zgjedhjet e 13 tetorit" deklaroi Monika Kryemadhi.
Ditën e sotme kreu i PD mblodhi në selinë e Partisë Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë e Grupit, ku nga këto takimi konfirmoi edhe një herë se nuk do të ketë zgjedhje pa largimin e kryeministrit Rama dhe ngritjes së një qeverie tranzitore.
"Ne nuk i njohim zgjedhjet! Jo! Armiku jonë është vetëm Edi Rama. Objektivi jonë është vetëm Edi Rama" ka deklaruar nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Lulzim Basha.
Ndërsa Kryemadhi e cili doli pikërisht nga mbledhja e PD duket se nuk ka rënë dakord me ta pasi ajo ka thënë se si datë për zgjedhjet do të kenë 13 tetorin që presidenti Meta dekretoi.
Nga ana e tij Presidenti është në një mendje me LSI, ndërsa si zgjidhje për ngërçin ka propozuar që po në 13 qershor të kryhen edhe zgjedhjet e përgjithshme së bashku me ato për President.
Kujtojmë se kjo lëvizjet e Partisë Demokratike vijnë një ditë pasi u vendos rikthimi në rrugë me protesta. Si datë për protestën e ardhshme të opozitës është caktuar data 8 korrik, ndërsa grumbullimi i militantëve do të bëhet në orën 20:00.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha në mbledhjen e Kryesisë së PD ka deklaruar se opozita nuk largohet nga qëndrimet e tyre që kanë kërkuar edhe më parë. Basha duke komentuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit ka deklaruar se ODHIR i vuri vulën krimit dhe manipulimit që u bë nga KQZ.
Më pas Basha ka thënë se opozita ka si qëndrim qeveri tranzitore, zgjedhje te lira e te ndershme, parlamentare dhe lokale.
Reagimi i Bashës:
1. Rama edhe kur i ben i vetem kandididimet, votimet dhe numerimin, edhe kur nuk ka kundershtar per te vjedhur, vjedh dhe manipulon. Kete e deshmojne qindra denoncime nga media dhe mijera te tjera nga qytetaret si dhe gjetjet nga raporti paraprak i ODIHR, me i keqi qe nga 97. Rama e beri per te rritur pjesemarrjen fiktive. ODIHR vuri vulen per rolin kriminal te KQZ ne kete operacion te papare manipulimi. Me Edi Ramen nuk mund te kete kurre zgjedhje te lira.
2. Konstatimet paraprake te ODIHR nxjerrin mes shume problemeve 2 çeshtje kryesore:
a) dekreti i presidentit eshte ne fuqi, farsa e 30 qershorit eshte nul sepse eshte kunder parimit themelor te sundimit te ligjit
b) regjistrimi i paterices se krijuar nga Edi Rama per te krjuar iluzionin e gares u be ne shkelje te ligjit. Votimi i 30 qershorit eshte nul.
3. Refuzimi qe shqiptaret i bene farses eshte refuzim ndaj regjimit te Edi Rames. Ndonese PD eshte aksionierja kryesore e ketij refuzimi popullor ka shume aksionere. Me ne u bashkua shumica absolute e shqiptareve. Ky eshte refuzim i regjimit te Edi Rames. Detyra jone eshte qe, nepermjet aksionit tone politik, ta kthejme kete nga shumice refuzuese per regjimin e Rames, ne nje shumice shprese dhe besimi per ndryshim.
Ftesa ndaj shqiptareve per diten e hene eshte: te gjithe bashke kunder diktatures, ne mbrojtje te familjeve dhe femijeve tuaj, ne mbrojtje te Demokracise dhe Kushtetutes.
Qendrimi yne eshte i pandryshueshem, 30 qershori vetem na motivon me shume ne vendosmerine tone: largimi i Edi Rames, ndeshkim te politikaneve qe vodhen zgjedhjet ne bashkepunim me krimin dhe te gjithe atyre qe organizuan dhe zbatuan farsen e 30 qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje te lira e te ndershme, parlamentare dhe lokale.
Edi Rama me kukuvajkat dhe mercenaret e tij deshtuan ne planin tashme te zbardhur per ta percare PD dhe opoziten. PD dhe opozita dolen me te forte dhe me te bashkuar nga 30 qershori. Ata nuk meritojne asnje vemendje apo harxhim kohe. Injorojoni, perbuzini, e gjithe energjia ne aksionin politik kunder padronit dhe financuesit te tyre Edi Rames!
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas takimit me Lulzim Bashën në selinë e PD-së, deklaroi se kryetarët e bashkive që janë zgjedhur nga kjo forcë politike në zgjedhjet e 2015, nuk do të lirojnë zyrat për të zgjedhurit e rinj që dolën nga procesi i 30 Qershorit.
Ndërkohë që mes opozitës nuk ka një qëndrim të unifikuar për dekretin e Presidentit që vendosi si datë zgjedhjesh 13 Tetorin, pasi zhdekretoi 30 Qershorin. E ndërsa Basha nuk lëviz nga kushtet e tij duke kërkuar largimin e Ramës dhe qeveri tranzitore, Kryemadhi tha se kryetarët e bashkive do të qëndrojnë deri në zgjedhjet e 13 Tetorit duke aprovuar datën e re.
"Kapja e sistemit dhe cdo institucion nuk mund të jetë jetëgjatë, protesta e së hënës do të jetë si gjithë të tjerat, paqësore, provokatorët e Ramës dhe Lleshajt nuk mund të provokojnë më shqiptarët dhe opozitën.
30 Qershori tregoi se Rama është minoraca e minorancës, edhe në raportin e ODHIR-it e keni që ishin votime. Nëse mendoni se varfëria dhe kapja e shtetit dhe cdo gjë tjetër që Rama mendon të vendosë karriget e disa njerëzve, unë mendoj shqiptarëve t'u japim atë që meritojnë, punë dhe taksa të ulëta, kjo është më e rëndësishme se karrigia e disa kryetarëve të bashkive dhe ish-deputetëve.
Kemi 13 Tetorin një datë të re zgjedhjesh dhe nuk kemi parë asnjë ankimim nga PS-ja as në gjykatat e PS-së as në kushtetuese. Unë mendoj ka shumë ngjarje të tjera që do të jenë shumë më të mira për shqiptarët, që kërkojnë bukë. Nuk diskutojmë çështjet e zyrave. Kryebashkiakët janë legjitime deri kur të bëhen zgjedhjet e 13 tetorit" deklaroi Monika Kryemadhi.
Fatekeqesia e Shqiperise se Sotme qendron se atje nuk ka SHQIPTARE ME DINJITET. Duhete zhdukeni te gjithe ju qe ushqeheni me djersen e gjakun e popullit qe ekeni varferuar ne Kulm;duke mos u interesuar per Shqiperine e Vertete duke ju perulur greut e serbit per te mbajtur kariket edhe ato te vjedhura.TURP! Sa me pare te zHDUKENI!!
Përgjigjume 13 tetor i ben zgjedhjet lsi,kurse pd caktoi nje date tjeter o like hajduti
PërgjigjuO lyl krimineli po kush je ti mor hajdut që kërkon largimin e RAMËS. Kush të pyt ty o idjot 7×7=42. As e kupton ti që je i mbaruar a i pe zgjedhjet lokale populli doli e votoi. Ti the që s'ka zgjedhje. Zgjedhjet u bën në mënyrën më spektakolare të qeta e pa probleme. Zgjedhjet i njofi Amerika e BE. TI O LYL KRYEKTIMINELI MALOK SALHE E LIKJA E TITI PO JU PRET REÇI. LITARI PO MBLIDHET O LYL SI SHËPËTON DOT GJAKUT TË PA FAJSHMVE. STACJONI JOT PËRFUNDIMTAR REÇI.
PërgjigjuTE SHOHIM ME 13 TETOR ZGJEDHJE TE VERTETA PLURALISTE KU VERTETE POPULLI DO SHPREHI VULLNETIN E TIJE DHE LARGIMIN E MENJEHERSHEM TE DIKTATORIT
PërgjigjuE kush do te ti organizoje zgjedhjet, kush do ti vezhgoje kush do ti certifikoje dhe kush do ti njohe apo Likja me Monen, Ju jo keni rrjedhur por keni pjer****
Keq me vjen kuceder po' me 9 gusht do I nxjerrim si ceco nga zyrat se nuk Jane apartamentet dhe Vila jote dhe po qe nevoja do vime te ta djegim shtepine dhe vilen tende qe i keni vene duke vjedhur shqiptaret.
PërgjigjuPo ku ja ndien ktyre ore per investimet qe kemi ber,e rancishme esht jeta e ktyre,vafshi ne djadh keni ber miliona € pa asnje dit pun ,te gjitha ne varr do i merrni pisa
PërgjigjuO Z.BASHA! PO NA LERNI MOR TE PUNOJME.KEMI INVESTUAR JETEN KTU MORE TE PA FE.
Përgjigju