Opozita e re me 13 deputetë/ KQZ u jep mandatin edhe 6 kandidatëve (EMRAT)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e hënë zyrtarisht do u japë mandatin edhe gjashtë kandidatëve nga listat vijuese të PD-së dhe LSI-së. Kandidatët që kanë pranuar që të marrin mandatin janë tre nga lista e PD-së dhe tre nga lista e LSI-së duke e çuar në 10 numrin e kandidatëve nga listat e partive opozitare në zgjedhjet e 2017-ës, që deri më tani kanë pranuar mandatin e deputetit. Së bashku me Lefter Kokën nga LSI, Mylsim Murrizin dhe Rudina Hajdarin nga PD, opozita e re në Kuvend, pas djegies së mandateve në bllok nga PD-LSI dhe aleatët e djathtë, tashmë jo parlamentarë, shkon deri më tani në 13 deputetë. 

Kështu opozitës së re, i shtohen edhe emrat e Lefter Maliqit, Ligoraq Karamelos, Majlinda Halilit, Edlira Hysenit, Ediola Brahës dhe Elda Hotit. Javën e kaluar mandatin e pranuan edhe katër emrat nga listat e LSI-së; Ylli Shehu, Enver Roshi, Edmond Rrushaj dhe Aurora Mara.

Pas djegies së mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së në Kuvend po formohet një opozitë e re, pasi një pjesë e emrave nga listat e këtyre partive kanë dalë kundër vendimeve të grupeve duke pranuar mandatin. 

Kandidatët që do të marrin mandatin;
Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja
Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja
Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit nga PD-ja
Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja
Elda Hoti-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja
Ediola Braho-qarku Gjirtokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja

Ndërkohë që në mbledhjen e ditës së hënë do të regjistrohen edhe katër parti të reja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Mes partive që kanë dorëzuar dokumentacionin për t'u regjistruar në zgjedhje është edhe Partia Kombëtare Konservatore Albania e drejtuar nga Kujtim Gjuzi, i cili gjithashtu ka deklaruar se do të pranojë mandatin e deputetit nga listat e PD-së.

Partitë e tjera që do të regjistrohen janë; Partia Uniteti Kombetar, Partia Socialiste e Moderuar,  Partia Emigracioni Shqiptar.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Entela: 09/03/2019 22:11

    Po rradha e LSI Vlore kur vjen

    Përgjigju
  • Robshi: 09/03/2019 18:35

    Ke tnones vet përfaqësojnë këta...shurreqer...

    Përgjigju
  • Hinglateri: 09/03/2019 17:29

    Me te mira se Mpnik shirra jane

    Përgjigju
  • Toni: 09/03/2019 16:55

    Tashi ka lezet opozita me kto pjeshkat e reja, se ato shkurret e vjetra na kan pas dal ne Anderr tui pa perdit

    Përgjigju
  • ali: 09/03/2019 13:14

    Me falni pse nuk e filloni me Moniken Saliun dhe Moniken por nxirrni keto pa reputacion

    Përgjigju
  • Labi: 09/03/2019 12:08

    Opozita po certifikohet nga Klement Zhuri.

    Përgjigju
  • Analisti: 09/03/2019 11:43

    E quajten opozite e klonuar mandatedjegesit e deshtuar... Keta vine nga listat e miratuara sipas ligjit nga vet partite politike.. Po sikur te vdisnin nga ndonje helmim kolektiv ish deputetete me Lulken ne krye (i ngjashem me dorzimin e e mandateve) a do zevendesoheshin nga emerat pasardhes te listave? .Po vet opozita Pd etj çfar Ishte? Nje krijese e emeruar nga Ramiz Alia sipas recetes se Katovices. Kur vret veten ske kujt i kerkon gjak... ket e din mire edhe Sali Berisha...

    Përgjigju
  • emigrant: 09/03/2019 10:23

    si do qe te jete keta jane 10000 here me te mire se monika

    Përgjigju
    • Populli: 18/06/2019 12:08

      Ngrihuni ta bejm edhe nje her nga fillimi qeverin shqipzare

    • Dada: 09/03/2019 20:36

      Ajo e durresit eshte profesioniste ne fushen e finances.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja