Betohen e duartrokiten nga mazhoranca 4 deputetët e opozitës së re! Shehu: S'jam tradhtar (VIDEO)

TIRANE - Pas marrjes së mandatit nga KQZ-ja, katër deputetët e rinj nga lista e LSI-së janë betuar në Kuvendin e Shqipërisë. Betimi i deputetëve të rinj të opozitës së re është shoqëruar me duartrokitje nga deputetët e shumicës. Opozita dogji mandatet, ndërsa katër kandidatë nga LSI-ja, pranuan të ulen në karrigen e deputetit; Aurora Mara, Ylli Shehu, Edmond Rrushaj dhe Enver Roshi. Ata kanë zëvendësuar Edmond Haxhinaston, Floida Kërpaçin, Endrit Brahimllarin dhe Përparim Spahiun.


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi  i ka quajtur tradhtarë kandidatët në listat e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, dhe ka folur për presion që i është bërë nga ana e qeverisë.  Në përgjigje të kësaj deklarate të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, Ylli Shehu teksa hyri sot në mëngjes në Kuvend për betimin si deputet i ri i opozitës, tha se nuk është tradhtarë. Nëse LSI më përjashton nga partia - tha ai në një prononcim për gazetarët, "është vendimi i tyre".

"Vota ime është kundër qeverisë. Nuk jam tradhtar nuk i tradhtoj mijëra qytetarë që më votuan edhe në 2013 me PR dhe tani me LSI. Nëse LSI më përjashton është vendimi i tyre"

 

Deputetet e rinj sot ne seance plenare
 

Pas marrjes së mandateve, deputetët e rinj janë caktuar edhe në komisionet parlamentare.

Vendimi per emerimet e deputeteve ne komisionet parlamentare

Deputetët e rinj
Aurora Mara
ishte kandidate e LSI-së në Qarkun e Dibrës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ajo ishte e dyta në listë pas ish-deputetit Përparim Spahiu, i cili ishte edhe udhëheqësi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Dibrës. 

Ylli Shehi u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2013 nën siglën e Partisë Republikane të udhëhequr nga Fatmir Mediu. Para zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ai kaloi me LSI-në, gjë e cila krijoi besimin për ta rikandiduar edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.  

Edmond Rrushaj ishte i nënti në listën e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ai ka mbajtur më përpara detyrën e drejtorit të QSUT-së.

Enver Roshi ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik si edhe të dekanit në Fakultetin e Mjekësisë.

Procedura e emërimit të kandidatëve të listës në postin e deputetit
Deri më tani katër kandidatë nga lista e LSI-së pranuan të ulen në Kuvend në karriget e lëna bosh nga kolegët e tyre pas dorëheqjes së opozitës. Komisioni i Zgjedhjeve do të vijojë të kontaktojë dhe njoftojë të gjithë kandidatët në lista për tërheqjen e mandatit, dhe nga ky njoftim ata kanë 10 ditë kohë për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit.

Sipas ligjit, ata përjashtohen vetëm kur përmbushet kjo procedurë, dhe këtu vihet në pikëpyetje nëse KQZ do të pranojë në bllok dorëheqje kandidatësh, siç PD ka dorëzuar dy ditë më parë dosjen me dorëheqje kandidatësh nga listat e PD, ende pa u shkuar thirrja nga KQZ. KQZ pret 10 ditë deri në momentin e dorëzimit të formularëve nga ana e kandidatëve, edhe në rast të mosdorëzimit të formularit, atëherë quhet refuzim i mandatit dhe rinisin njoftimet për kandidatët pasues në lista, deri në përfundim të të gjithë emrave në lista.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dridhe Like: 05/03/2019 16:31

    Like mblidhe gruan se ka dale nga fiqiri,i bete gabim hesapet,beni disa hapa pas se mbase ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja