Opozita e tradhtuar nga Meta? Shehi: S'e kemi njohur për kryetar tonin

I pyetur nëse opozita ndihet e tradhtuar nga roli i Presidentit në këtë moment pandemie, Shehi tha se opozita nuk ndihet e tillë, pasi nuk e ka njohur ndonjëherë presidentin për kryetar të opozitës, përkundrazi e kanë mbështetur kur ai ka dalë në mbrojtje të Kushtetutës.

"Jo! Kush ka një vizion demokratit, nuk e përdor fjalën tradhtuar. Ne e kemi mbështetur dhe do ta mbështesim presidentin, sa herë të mbrojë kushtetutën. Ne nuk ndihemi të tradhtuar, se nuk kemi menduar se Presidenti është kryetari i opozitës, opozita e ka dhe goxha të mira, Presidenti të jetë mbi palët. Ai ka luajtur një aksion të vetin, e ka gjykuar kështu. Nuk e kemi njohur ndonjëherë presidentin për kryetar të opozitës", tha Shehi.


Lajmi kryesor:

Shehi për 'Report Tv': Koalicioni po ecën mirë! Rama-Meta zigzage, por s'shoh 'prill të dytë'


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!