'Opozita e vonuar në proces', Idrizi: Do dëshiroja të kandidoj në Vlorë e Tiranë! Shqipëria ka nevojë për parti të reja, u uroj suksese

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi shprehet thotë se marrëveshja me PD-në për një vend të sigurt në lista po vijon ende dhe është çështje ditësh drejt konkretizimit. Në një intervistë për Report Tv, Idrizi ka shprehur preferencat personale për kandidimin në qarkun e Tiranës dhe atë të Vlorës ku beson se ka peshën më të madhe.

Por ai thotë se kjo do të shihet e do të vendoset në dinamikën e përbashkët. Sipas tij, marrëveshjet për krijimin e koalicionit me PD-në nuk ka të bëjë me sistemimin e kandidatëve për deputetë diku në një zonë por qëllimi është të krijohet një sinergji dhe një mirëbesim.

"Ky është një lajm i mirë që disa nga krerët e partive opozitare kanë arritur marrëveshje me PD ndërkohë që dhe PDIU është në fazë të përcaktimit dhe përmbylljes së kësaj marrëveshje. PDIU është bërë pjesë e opozitës së bashkuar në 2018. Ne jemi në fazë negociatash për të bërë një listë të përbashkët të frontit opozitar drejt qëllimit të përbashkët, fitoren në 25 prill.  Është një marrëveshje dhe diskutim në kompleks. Nuk kemi hyrë me emra dhe zona të caktuara. Nëse do kërkoja një preferencë personale, do ishte shumë mirë qarku i Vlorës dhe Tiranës por kjo do shihet në dinamikën e përbashkët. PDIU shton valencën për të prodhuar mandate shtesë. Ne kemi një marrëveshje me PD, por do të kemi parasysh edhe sensitivitetet, peshën, ruajtjen e kauzave.

Këtu nuk bëhet fjalë për të sistemuar dikë dikund. Bëhet fjalë për të bërë një listë elektorale, sepse jemi përballë një qeverie që në 8 vite ka prodhuar një gjendje krize institucionale. Rama në mënyrë të njëanshme prodhoi një ngërç, ndryshimi i kodit zgjedhor, brenda në kohën që ishim futur në një situatë parazgjedhore. Ne besojmë që duhet të ketë një sinergji dhe mirëbesim për të rritur që lista e përbashkët e koalicionit mos të jetë një listë se ku duhet të strehojmë kë. Këtu bëhet fjalë që të gjithë bashkë të kontribuojmë me vota për të arritur ndryshimin" - tha Idrizi.

 Ai thotë se opozita është e vonuar në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në deputetë dhe se marrëveshjet duheshin bërë më parë.

"Unë e thashë në krye të herës që është një lajm i mirë për opozitën që disa nga partitë ka arritur marrëveshjen. Besojmë që sa më mirë të vlerësojmë peshën elektorale të gjithësecilit, të krijojmë sinergjinë e përbashkët. Ne jemi çdo ditë në terren, ndaj dhe shqetësimin për ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor, opozita duket e vonuar. Në kampin opozitar që janë rreshtuar partitë politike, nuk e kemi filluar sot këtë ushtrim. Besoj që dhe për PDIU është çështje ditësh. Këtu jemi në një terren që është hipotetik. Nuk mund të them detaje të marrëveshjes pasi jemi gjatë këtij ushtrimi. Që ne të jemi me PD, nuk është një zgjedhje e sotme. Gjatë kësaj kohe kemi biseduar se ku do jetë PDIU. Ka vend dhe për kompromise. Nuk jemi një parti e majtë, është e qendrës për shkak të kauzave që mbart. Duke pasur interes të çështjes kombëtare, ajo e Çamëve. Ne kemi bashkëpunuar në 2015 në reformën territoriale me PS-në për t'i dhënë zë bashkisë së Konispolit. Nëse do kishim një ndarje të Bashkisë së Finiqit dhe Sarandës siç donte mazhoranca ne do të shkonim jashtë interesave tona. Edhe futja në programin qeveritar të 4 viteve të kaluara për zgjidhjen e çështjes Çame, ne i kemi dhënë mbështetje. Në këto 4 vite, kjo çështje nuk është e pranishme. Kreu i qeverisë hesht për çështjen Çame" - tha Idrizi.

Ndërkohë përsa i përket çështjes Çame dhe premtimin për heqjen e ligjit të luftës nga Lulzim Basha, Idrizi deklaroi se kjo do të jetë pjesë e marrëveshjes që PDIU po negocion aktualisht me PD-në.

"Heqja e ligjit të luftës, siç është çështja e shqiptarëve të Çamërisë apo dhe çështje të tjera në raport me Greqinë, nuk është as e Bashës e as e Ramës. Nuk duhet të jetë një çështje vullneti por ato vijat e kuqe që çdo njeri në opozitë e në mazhorancë duhet t'i kenë për të diskutuar me Shqipërinë. Besoj që në marrëveshjen që kemi bërë me Bashën në shtator të 2018-ës, çështja e shqiptarëve të Çamërisë është pjesë e marrëveshjes me të dhe do ritheksohet dhe në këtë marrëveshje që po mundohemi të arrijmë" - tha Idrizi.

Ndërsa për futjen e partive të reja politike për zgjedhjet e 25 prillit, Idrizi tha se Shqipëria ka nevojë për këto parti.

"Ne mendojmë që spektri politik shqiptar ka nevojë për parti të reja. Sigurisht që ndryshimet në Kodin Zgjedhor e ngushtojnë hapësirën e partive të reja. Partitë e mëdha nuk ndahen shumë nga pikëpamja ideologjike" - tha Idrizi.

Deri më tani, Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshjen me 3 parti aleate, dhe i ka premtuar vende të sigurta në lista, Agron Dukës në Durrës, Nard Ndokës në Shkodër dhe Dashamir Shehit në Tiranë. Report Tv mëson se mandate të sigurt në Qarkun e Tiranës synojnë edhe aleatët e tjerë Mediu i Republikanëve dhe Shpëtim Idrizi i PDIU, pretendimet e të cilëve janë më shumë se 1 kandidat.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plaku i vitit te ri: 16/01/2021 22:30

    Bravo shpetim ne listen e vlores i 3 dule greku e pas tij cami i shitur te greku

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 16/01/2021 21:12

    E po te lumt shpetim idrizi tash kur u bere grek kandido bashk me vangell grekun se cili po merrni me shume vota dhe ne fund basha ju dekoron me qmimin e demokracise, e more shpetim idrizi e marrja te mbuloft shko dhe nderroje emrin dhe beju shkembim gerritori e JO shpetim,apo merr nga dulle greku diqka e nga fazlliq shkau dhe kandido si Samir dulle,keshtu basha do te dekoron edhe dy her por edhe vangell dulla do te kerkon falje kuptohet ne greqisht dhe dovte kerkon edhe nga greqia qe te shpalle héro si ate kriminelin qe vrau policia shqiptare.

    Përgjigju
  • Tirona: 16/01/2021 17:53

    Mos uro Partite e reja mor ferre me gjemba , ska nevoje shqiperia per parti te tjera, ky vend ka nevoje per Lidera te rijne qe duhet te dalin nga rradhet e PS dhe PD, po ju o ferra nuk po ja hapni rrugen se doni te keni karriken e kuvendit pergjithmone , kjo duket nga levizjet qe beni sa majtas djathtas per te kenaqur bythen tuaj, skeni faj ju fajin e ka antaresia e PS dhe e PD qe nuk ngrihen dhe ti thone kryetareve te tyre boll me keto mareveshje qe bien ne kundershtim me zerin tone , na promovoni dhe ne antareve te thjeshte se mos ndokush del nje Lider i ri qe i duhet partise.

    Përgjigju
  • Bobi: 16/01/2021 16:11

    O idriz, o lapanjoz burr.

    Përgjigju
    • KB vlore: 16/01/2021 17:47

      Ik or shpetim gaforja. Kush te llogarit ty ne Vlore. Provoje do i marresh 20 vota apo jo

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)