TIRANE-Koalicioni i opozitës iu përgjigj pozitivisht sot ftesës së koalicionit qeverisës duke theksuar se bien dakort për një tryezë të vërtetë dialogu, por me kushte; Tryeza të ketë si qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike që do të garantojë realizimin e 4 pikave.
1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.
2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.
3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut
Deklarata pas takimit Basha me aleatet e PD
Pas deklaratës së koalicionit qeverisës, kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha menjëherë nisi takimet brenda partisë dhe aleatët e PD.
Fillimisht Basha takoi Edi Palokën, Edmond Spahon e Majlinda Bregun dhe më pas aleatët e partisë që ai përfaqëson.
Ne fund te takimit u dha kjo deklarate:
Koalicioni opozitar duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike që do të garantojë:

4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.
Takimi brenda se djathtes erdhi pak minuta pasi koalicioni i majtë i bëri ftesë që të nisin dialogun për Reformën Zgjedhore për të diskutuar çdo propozim konkret e realist nga ana e opozitës. E majta e ftoi opozitën të ulen të dialogojnë në Kuvend apo në tryeza të veçanta duke e lënë vendin në dëshirën e së djathtës.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com