KORÇË - Bindja Demokratike është skeptike përsa i përket tryezës ku politika shqiptare gjeti dakortësi për të diskutuar ndryshimet për reformën zgjedhore. Nga Korça ku takoi mbështetës së tij Astrit Patozi theksoi se partia e tij ka dorëzuar një platformë për zgjidhjen e krizës politike në vend, gjë që forcat politike sot nuk e duan.
"Sot jemi ne Korçë për të takuar mbështetësit tanë, për të diskutuar me ta për situatën politike në Shqipëri dhe sidomos për zhvillimet e javës së fundit dhe sigurisht për të nisur një proces të organizimit te Bindjes Demokratike për pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo që ato të mbahen të parakohshme qofshin apo normale . Javën e kaluar ka pasur një ulje në tavoline , s'po e quaj marrëveshje sepse është ende shpejt ku përgjegjësit kryesore të krizës janë dakortësuar për të nisur një proces dialogu për të cilin në kemi konsideratë në mendojmë që ky është një lajm i mirë për Shqipërinë por nga ana tjetër jemi skeptike sepse kemi gjithë dyshimet dhe provat që mesa kuptojmë ata janë ulur për të mos rënë dakord, të mos ketë produkt por të ruajnë statuskuonë e cila na ka çuar në këtë krizë." tha Patozi.
Për Patozin PD. dhe PS janë fajtor të krizës dhe qëllimi i tyre nuk është ndryshimi i sistemit, por ruajtja e sistemit actual dhe nëse nuk do të ketë ndryshim, sipas Patozit ky do të ishte një lajm i keq për vendin.
"Forcat kryesore politike qe me në fund janë ulur në tavolinë janë shkaktarët kryesore të luftës qe duan tani të bëjnë paqe, janë përfituesit kryesore të një sistemi të kalbur politik në Shqipëri dhe si te tilla duan që kjo statuskuo të mos ndryshojë. Në mendojmë që vetëm një presion i fortë publik nga çdo lloj faktori politik por dhe i shoqërisë civile apo çdo personalitet apo personazh në Shqipëri që duhet të ngrejë zërin që kjo të mos ndodhë, sepse kjo do të ishte shtyrje e krizës dhe jo zgjidhje e saj. Sipas nesh gjeja e pare qe duhet te beje ajo tryeze është të hedhe poshtë sistemin politik dhe mënyrën si organizohen zgjedhjet në Shqipëri dhe si financohen partitë dhe si administrohen partitë politike në Shqipëri. Në rast se kjo ndodh çdo gjë tjetër është më e lehtë .Ne kemi opinionin tonë që një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura do ishte më i përshtatshëm por ne nuk jemi fanatike të këtij propozimi, ne mendojmë që çdo gjë tjetër përveç këtij sistemi që ishte aktualisht do të ishte në dobi të vendit . Kjo do te thotë se ne jemi e vetmja force politike ne Shqipëri që kemi një platforme për zgjidhjen e krizës dhe këtë e kemi depozituar ne komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ne propozimin tonë nuk e quajmë si një pasazh të Biblës që është i pandryshueshëm por mendojmë që kemi hedhur bazat e zgjidhjes së krizës në Shqipëri dhe duam që këtë gjë ta bëjnë gjithë forcat e tjera politike në Shqipëri. Për fat të keq sot nuk kemi një dokument tjetër opozita jashtë parlamentare në tryezë nuk e ka një propozim. Ne nuk marrim përsipër rezultatin e tryezës jo vetëm se s'jemi në atë tryezë por mbi të gjitha sepse është e paparashikueshme se çfarë mund të ndodhë aty për shkak se e vetëm gjë që dimë deri me sot është që PD dhe PS, që janë fajtorët kryesorë për krizën janë të prirur të ruajnë sistemin aktual e në rast se kjo do të ndodhë do të jetë një lajm i keq për vendin. Në politike asnjëherë nuk mund të ketë parashikime të sakta, por ajo që ne dyshojmë dhe ndiejmë , ajo që sot po ndodh në Shqipëri nuk ka premisa për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhje të parakohshme ne Shqipëri mund te ndodhin vetëm ne rast se do ketë një marrëveshje të shpejte një produkt te shpejte te kësaj tryeze e mbi te gjitha nëse opozita jashtparlamentare e ka seriozisht kërkesën për zgjedhje te parakohshme. Ne mendojmë qe ajo nuk e ka seriozisht. Unë besoj që çdo deputet i parlamentit shqiptar është legjitim dhe në s'mund të flasim në emër të tyre, por mendojmë që ata nuk kanë zënë vendin e askujt por kane zënë vendin e tyre sipas ligjit dhe kushtetutes. Fakti që ata janë në tryezë do të thotë qe ata janë një faktor qe nuk mund të shpërfillet dhe nëse vota e tyre nuk do jete për Reformën e re Zgjedhore Reforma nuk do të bëhet " tha më pas Patozi.
Duke folur për marrjen e mandatit të deputetëve të rinj, Patozi theksoi se të gjithë ata që pranuan mandatin janë legjitim pasi kanë marrë mandatin e tyre sipas ligjit dhe Kushtetutës.