Opozita kërkesë Kuvendit: Sistem proporcional me lista të hapura (VIDEO)

Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri ka siguruar dokumentin ku dy deputetët e opozitës së re Myslim Murrizi dhe Halit Valteri i kërkojnë zyrtarisht Kuvendit ndryshime në Kodin Zgjedhor, që përfshin edhe ndryshimin e sistemit në proporcional kombëtar me lista të hapura. 

"Kjo nismë ka për qëllim të përmirësojë zbatimin e rekomandimeve në fushat e përcaktuara në vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, për objektin e veprimtarisë së Komisionit te Posaçëm të Komisionit te Reformës Zgjedhore bazuar në disa problematika të vërejtura nga praktika zgjedhore lidhur me disa përkufizime dhe  koncepte mbi: votimin me lista të hapura, modelin proporcional kombëtar të sistemit zgjedhor, llogaritjen dhe ndarjen e mandateve, pragun elektoral", shkruhet në dokumentin e firmosur nga Muslim Murrizi dhe Halit Valteri. 

Në këtë mbledhje do të  shqyrtohet edhe drafti i tretë i përgatitur nga ekspertët e Reformës Zgjedhore, por opozita parlamentare nuk është dakord, ku Murrizi theksoi se nuk është në dijeni se si është hartuar teksa ngriti dyshime që është përgatitur vetëm nga ekspertët e mazhorancës. Në një prononcim për mediat, deputeti i opozitës tha se të gjithë kërkojnë një sistem zgjedhor me lista të hapura, përveç Ramës dhe Bashës. 

"Do të propozojnë ndryshimin e sistemit Zgjedhor. Ndryshimi i sistemit, i kërkuar jo vetëm nga ne, por nga të gjithë përveç Ramës dhe Bashës, kërkojnë që demokracia të shkoj tek qytetari. Ne kërkojmë një sistem të listave të hapura që qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit të tyre", tha Murrizi.


Lajmi kryesor:

Zgjedhorja/ Gjiknuri: Pas çdo procesi zgjedhor do hapen disa kuti 'rastësisht' për transparencë! Hajdari: Në janar shqyrtojmë ndryshimin e sistemit (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja