Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i është përgjigjur opozitës, e cila kërkoi mbledhje me dyer të hapura në Këshillin e Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut. Balla i tha opozitës që është qesharake që kundërshton kërkesën e SPAK për mbledhje me dyer të mbyllura, ndërsa shtoi “mjerë Shqipëria për këtë opozitë.”

“Është e pakuptueshme dhe qesharake që PD kundërshton kërkesën e prokurorit për zhvillim me dyer të mbyllura, duke pranuar vetëm një pjesë të së njëjtës kërkesë; mjerë Shqipëria për këtë opozitë", tha Balla. 


Lajmi kryesor:

'Balluku', mblidhet Këshilli i Imunitetit! SPAK: Kërkesa për arrestin e bazuar në prova! Avokatët: S'kemi indicie për motivim politik