Opozita kërkon heqjen nga rendi i ditës të pr.ligjit për privatizimin e pronës shtetërore: Do ia dhuroni oligarkëve

 

Projektligji për privatizimin e pronës shtetërore ka nxitur debate që në nisje të seancës plenare. Deputetja demokrate, Dhurata Çupi i kërkoi PS që të tërhiqet nga ky pr.ligj duke thënë se është abuziv dhe klientelist. Çupi tha se përmes këtij ligji godinat shtetërore i jepen privatit.

“Ju kërkoj ta tërhiqni këtë pr.ligj, është antikushtetues, i porositur që do të marrë edhe  ato pak prona shtetërore që i kanë mbetur shtetit, pronat shtetërore do i jepen privatit për kulla. Pr.ligj që i jepen klientëve të qeverisë që kanë marrë në bregdet pronat me ligjin për investimet strategjike, është ligj antikushtetues, shkatërron vendin. Vetëm kryeministria do mbetet nesër se atë nuk e lëshon, çdo godinë shtetërore do i jepet privatit”, tha Çupi.

Përgjigjja iu dha nga deputeti socialist Eduard Sahalsi.

“Unë jam iniciuesi i këtij propozimi. Çdo godinë shtetëror e do i jepet privatit. Ja u thash dhe atë ditë, në rastin më të mirë jeni e painformuar, në rastin më të keq me ligësi kërkoni të dezinformonani. Pse nuk qëndruar në komisionin e ligjeve teksa jepja argumente. Pse nuk dëgjove rastet kur qeveria e kaluar kishte shkëmbyer prona me privatin.  Synimet janë të qarta, po sanksionojmë një të drejtë që është në Kodin Civil, asgjë më shumë, asgjë më pak.

Edhe deputeti demokrat Arbi Agalliu kërkoi tërheqjen e këtij ligji, duke thënë se më këtë ligj i dhurojnë oligarkëve pronat shtetërore. Agalliu tha se amendamentet nuk kanë kaluar konsultimin publik.

“Nuk është propozimi juaj, ju keni propozuar kalimin nga Ministria e Financave te e Ekonomisë, Janë amendamente që s’kanë kaluar konsultim publik. Keni futur javën e kaluar dy amendamente që ndryshojnë thelbin e këtij pr.ligji, duhet ta tërhiqni, ta kaloni në konsultim publik. Abuzim me pronat publike janë të tmerrshme. T’i dhurosh oligarkut atë që deri dje e mbulonit me ligjin për investitorët strategjik. Për aq kohë sa janë shtuar amendamente të reja, këtu fshihet abuzimi me pronën. Është të vjedhësh me lezet, kjo është në fund të ditës. Nuk është meraku i madh i përdorimit të këtyre pronave publike”, tha Agalliu.

Propozimi i opozitës për ta hequr nga rendi i ditës nuk u miratua, pasi vetëm 5 deputetë opozuitarë votuan pro heqjes nga rendi i ditës.


Lajmi kryesor:

Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, Kuvendi miraton ligjin! Opozita: I porositur nga oligarkët, e çojmë në Kushtetuese! PS: Panik i pajustifikuar


SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja