Opozita kosovare: Kryeministrat
përuruan një objekt pa leje

Opozita kosovare: Kryeministrat<br />përuruan një objekt pa leje
PRISHTINE- Opozita dhe një pjesë e medias kosovare kanë kritikuar dje praninë e kryeministrave të Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë në përurimin e aeroportit “Adem Jashari”. Sipas përfaqësuesve të Vetëvendosjes, hapja e Terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" është kryer me qëllime elektorale, duke qenë se Kosova është në fund të fushatës zgjedhore.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, pjesë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, Liburn Aliu, tha se Hashim Thaçi i bëri përurim objektit, ku nuk hezitoi t’i thërrasë edhe dy kryeministra të tjerë në përurim, që në fakt është një ndërtim pa leje. “A ka leje ai objekt? A është aplikuar për leje për atë objekt?”, shtroi pyetjen ai.
Jo vetëm kaq, por edhe objekti ende nuk ka përfunduar, pasi punimet në të vijojnë ende, venë në dukje gazetat e ndryshme të Prishtinës

Deputeti Aliu tha dje se ky aeroport, kur të hyjë në fuqi ligji për ndërtimet pa leje, do të jetë njëri nga objektet që do duhej t’i nënshtrohej ligjit për legalizim. Ata që nuk aplikojnë menjëherë për legalizim, hynë në listën e atyre që nuk legalizohen, kurse ata që kanë aplikuar i nënshtrohen një trajtimi, ku disa që i plotësojnë rregullat urbanistike dhe ato të sigurisë legalizohen, kurse shumë të tjera do duhet t’i nënshtroheshin ligjit, tha ai.

Me sa duket, edhe qeveria kosovare ka përdorur “formulën Berisha”, të ish-kryeministrit shqiptar, i cili në vitin 2009, në fund të fushatës elektorale, përuroi, në prani gjithashtu të kryeministrave të Turqisë dhe Kosovës, tunelin e Kalimashit, që ende nuk kishte përfunduar.
“Nëse objekti që u inaugurua dje nuk ka leje, atëherë kush do ta ketë përgjegjësinë në të ardhmen për të?”, shtronte pyetjen opozita kosovare, duke lënë të kuptohet se vizitat e krerëve të Ekzekutivit në Ankara e Tiranë ishin përdorur nga Thaçi për qëllime elektorale.

Shkrimi u publikua sot (25.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë