Një grusht militantësh tprotestë te Bashkia e Tiranës, me çadra ‘lironi Berishën’! Mungojnë molotovët e gomat e djegura! Pamjet me dron

TIRANË- Edhe pse temperatura shënonte gati 40 gradë celsius, sërish një grusht militantësh u nxorën nga PD e PL në protestën e 17 para bashkisë së Tiranës, duke bërë thirrje për dhunë e duke kërkuar dorëheqjen e Erjon Veliajt.

Pamjet me dron të Report Tv tregojnë se sa pak mbështetës kanë mbetur, me thirrjet kryesore për lirimin e Sali Berishës “non grata”, i cili prej 30 dhjetorit 2023 është në “arrest shtëpie”, në akuzë për aferën Partizani.

Ato pak protestues që u mblodhën, tentuan të pengojnë vapën përmes çadrave të printuara me shprehjen “lironi Sali Berishën”.

Për shkak të temperaturave të larta, protestuesit shumë më të pakët në numër se efektivët e policisë, këtë herë nuk hodhën asnjë molotov, armën që përdorën për javë me radhë, dhe kursyen qytetarët e turistët nga tymi i gomave.

Si çdo herë, protesta u udhëhoq nga Flamur Noka, Belind Këlliçi, Klevis Balliu e Tedi Blushi. Tubim i radhës nuk u njoftua, ndërsa u la të kuptohej se në vijim beteja do të jetë me publikimin e atyre që PD e PL i konsideron si afera të mazhorancës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • joni: 18/07/2024 14:20

    Malokëria nuk gdhëndet....

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 18/07/2024 14:10

    Sali Sheqere Kafshēs i ran brekēt ska mē lek pēr tē paguar llumin e shoqēris. E tani kan ngel 5 veta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Lea Ypi, zgjidhet anëtarja e parë shqiptare në Akademinë Britanike

Lea Ypi, zgjidhet anëtarja e parë shqiptare në Akademinë Britanike