Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi përndoqi një 35 vjeçare duke ushtruar dhunë ndaj saj. Ndërkohë 36 vjeçari K.B., kishte thyer masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, të caktuar nga Gjykata.
'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, si dhe ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", caktuar nga Gjykata.', njofton policia.
Ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike ndaluan dy shtetas për 'Përndjekje', 'Falsifikim kompjuterik' dhe 'Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike'.
'Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike ndaluan shtetasit M. T., 24 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale "Përndjekja", "Falsifikimi kompjuterik" dhe "Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike".'