TIRANË - Tirana dhe Torpedo Kutaisi nga Gjeorgjia luajnë këtë të enjte ndeshjen e kthimit në turin e parë kualifikues të Conference League. Në "Elbasan Arena" duke nisur nga ora 20:00 bardheblutë do kërkojnë të paktën një gol për të kaluar më tej, pasi ndeshjen e parë në transfertë e mbyllën 1-1.
Përpara medieve këtë paradite doli Bledi Shkëmbi, me trajnerin e Tiranës që kërkon mbështetjen e tifozëve.
“Mendoj që kemi bërë një paraqitje të mirë duke pasur parasysh kohën në dispozicion, sinjalet e asaj ndeshje janë pozitive. Unë personalisht dhe stafi jemi të mendimit që kemi bërë një ndeshje pozitive por kemi vlerësim maksimal për kundërshtatin.
Është një skuadër shumë e fortë. Për skemën nuk ndryshon gjë, Ismajli kthehet, na vjen keq për çfarë ndodhi ndeshjen e parë. Lojtarët duhet të japin maksimumin, të vrapojnë pafund dhe të kenë besim për kualifikimin. Unë pres një Tiranë që të luajë në mënyrën që të kualifkohet, do ta shohim në fushë, por do të jemi me dëshirë për t'u kualifikuar. Duhet të dimë se çfarë mund të bëjmë.
Mundësitë? Para ndeshjeve shanset janë 50 me 50, të barabartë, por kundërshtari është disa hapa para nesh për shumë arsye. Mua personalisht më bëri përshtypje ardhja e tifozëve deri atje, më pëlqyen djemtë. Shpresoj t'i kemi afër përsëri, nuk iu premtohet fitorja, por do të japin maksimumin në fushë”, deklaroi Shkëmbi.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.3%
-
Jo
34.7%
-
Nuk kam mendim
11%
Vota total: 4590
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kamëz/ 30-vjeçarja plagoset në faqe nga saçmja e çiftes, 73-vjeçari qëlloi për të larguar një kafshë
3 Prill, 16:19
-
Shfrytëzonte 41-vjeçaren për prostitucion, arrestohet pronarja e qendrës së fizioterapisë në Tiranë
3 Prill, 11:20
-
Sot Flamurtari - KF Tirana për mbijetesën, Idrizi akordon premion e majme! Shehi i bardhebluve: Një nga shtatë finalet që na kanë mbetur
3 Prill, 10:42
-
Media britanike: Tirana, një udhëtim mes kulturës autentike dhe historisë! Bunk’Art 1 dhe 2 atraksionet kryesore në kryeqytetin shqiptar
3 Prill, 10:20
-
Arkitekti italian Carlo Ratti leksion në Tiranë për qytetet inteligjente: Shqipëria ‘laborator’ idesh guximtare
2 Prill, 20:25
-
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
2 Prill, 17:52
-
Gjykata Administrative shqyrton nesër padinë e Veliajt për pavlefshmërinë e emërimit prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe kryebashkiaku
2 Prill, 17:48
-
Riorganizimi i PS, Rama nga njësia nr.14 në Tiranë: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë
2 Prill, 16:48
-
Superliga e luan aktin e 30-të në tre ditë, nesër sfida e mbijetesës mes Flamurtarit dhe KF Tiranës! Agjenda e plotë
2 Prill, 11:27
-
Tentoi të vriste me armë zjarri të riun në Shkodër, arrestohet 32-vjeçari në kryeqytet! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT + VIDEO)
2 Prill, 11:27
-
Me të paktën 4 prona luksoze në Evropë, Malltezi ankohet në GJKKO: Më ktheni pasuritë se s’kam para! SPAK: Ka të tjera që s’kemi sekuestruar
2 Prill, 11:24
-
Afera ‘Partizani’, Malltezi kërkon Ramën si dëshmitar! SPAK: Ta vendosë gjykata
2 Prill, 10:57