Opozita, mocion mosbesimi
ndaj Berishës dhe Topallit

Opozita, mocion mosbesimi<br />ndaj Berishës dhe Topallit
TIRANE- Opozita po sheh si një mundësi reale kërkesën për zhvillimin e një mocioni mosbesimi në Kuvend për kryeministrin Berisha dhe për kryetaren e Kuvendit, Jozefi na Topalli. Mbështetur në lëvizjet e fundit brenda kampit mazhoritar në qeverisje, PS tenton të bëjë një provë forcë ndaj kreut të mazhorancës, vetëm pak kohë përpara zhvillimit të sfidës presidenciale pikërisht në Kuvend.

Socialistët po  mendojnë seriozisht për një opsion të tillë pas ngjarjes që ndodhi në Kuvend, teksa opozita akuzon mazhorancën dhe konkretisht Berishën e Topallin si përgjegjësit kryesore të shkeljes së Kushtetutës e të rregullores për votimin e anëtarit më të ri të KLD, Elis Cefa që zëvendësoi Kreshnik Spahiun e dorëhequr dhe më pas të hetuar nga komisioni i hetimit parlamentar. Por realizimi i tij pritet të bëhet fakt pasi Berisha të përfundojë interpelancën në Kuvend, të kërkuar për shkak të bllokimit nga OST të linjës së interkoneksionit 400 kilovolt mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe akuzave për afera të qeverisë në lidhje me tenderin e këtij financimi nga banka gjermane KfW.

Idenë e mocionit të mosbesimit e ka hedhur kryetari i grupit të punës në PS për energjinë, njëherësh dhe anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Andis Harasani i cili ka deklaruar se duhet patjetër mocion mosbesimi për Berishën dhe Topallin. Deputeti i PS shprehet se votimi në parlament për anëtarin e KLD tregoi se mazhoranca nuk i ka votat për të bërë shumicën. Ndaj kjo, sipas tij, është një tregues që PS duhet ta testojë duke bërë mocion mosbesimi, qoftë ndaj qeverisë, ashtu edhe ndaj kryetares së Kuvendit. "Votimi i së enjtes duhet të kryhet sërish. Mazhoranca nuk i ka numrat në Kuvend. Ka forma të ndryshme për të provuar mazhorancën. Ka mocione mosbesimi për qeverinë dhe kryetaren e Kuvendit", deklaroi Harasani në një nga televizionet shqiptare. Ndërkohë që ai e cilëson rrugën deri tek Presidenti si shumë të gjatë për të qënë test për mazhorancën, pasi është reforma zgjedhore, Kodet më të rëndësishme, pastaj vjen presidenti. Ndërkohë që burimet brenda PS saktësojnë se po shihen të gjitha mundësitë që në një të ardhme jo fort të largët të ndërmarrin një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Berisha, pasi sipas tyre ai po e shton shumë zullumin, madje duke dëmtuar rëndë jo vetëm ekonominë shqiptare, jo vetëm territorin shqiptar, jo vetëm demokracinë shqiptare, por dhe çështjen mbarëkombëtare siç është rasti i fundit, ku sipas PS Berisha bllokon linjën e interkoneksionit 400 kilovolt të transmetimit të energjisë me Kosovën, në favor të firmave serbo-boshnjake dhe në kurriz të qytetarëve kosovarë. Opozita do të këmbëngulë që mocioni i mosbesimit për Berishën, por dhe për Topallin, të cilën e cilësojnë shkaktaren e shkatërrimit të parlamentarizmit në Shqipëri, madje dhe një shpërdoruese të parave të qytetarëve shqiptarë përmes udhëtimeve "biblike" të saj anembanë botës, dhe atje ku s'kemi asnjë interes, të bëhet përmes votimit të fshehtë me kuti dhe në respekt të Kushtetutës dhe të rregullores së Kuvendit. Ndërkohë që socialistët po kalkulojnë numrat për të arritur që mocioni i mosbesimit të jetë i suksesshëm, duke shpresuar në luhatjet më të fundit të mazhorancës qeverisëse, sidomos pas votimit të Cefës për anëtar të KLD, ku mbështetja ishte shumë e ulët. Kështu, opozita do të tentojë që të tërheqë deputetët mbështetës të Topit që të votojnë kundër Berishës dhe Topallit, ndërkohë që pritet të fillojnë negociatat me deputetët e LSI për të arritur numrin e nevojshëm që të rrëzojnë kryeministrin. Nga ana tjetër mësohet se tentativa po bëhen dhe me Idrizin e PDIU, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia dhe e riafrimit të Islamit, i cili me disa prova pro opozitës dhe me një kërkesë në kryesinë e PS dhe të Grupit sipas Statutit mund të rikthehet në grupin e PS. Në këtë mënyrë, mazhoranca mund të zbresë shumë poshtë 71 votave, nëse votojnë pro mocionit të mosbesimit të Berishës katër deputetët e LSI, por dhe deputetët që mbështesin presidentin aktual Topi. Nuk përjashtohet mundësia që mocioni i opozitës të mos ketë sukses, pavarësisht se gjithnjë te mazhoranca mocionet krijojnë konfuzion, ndërsa numrat janë të brishtë në Kuvend. Kujtojmë mocionin ndaj Topallit, kur kryetarja e Kuvendit e pasigurtë refuzoi votimin e fshehtë duke realizuar votimin nominal. Opozita kërkon ta realizojë mocionin, ndoshta si "provë gjenerale" para sfidës presidenciale.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja