Opozita e përbërë nga LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK-ja një ditë më parë janë gjykuar nga kryeministri Hashim Thaçi për antiamerikanizëm, udhëheqje të dobët dhe revolucionarizëm. Ato sot i janë kundërpërgjigjur shefit të Qeverisë duke e cilësuar Thaçin si të papërgjegjshëm dhe se mundohet  t’i mbulojë dështimet në qeverisje duke e sulmuar opozitën dhe duke u fshehur pas SHBA-ve dhe Evropës, raporton “Koha Ditore”.

Partia e Ramush Haradinajt e ka quajtur të “paedukatë” dhe të “pacipë”. LDK-ja e e quan njeri të dështuar që është bërë për t’u qarë. Ndërsa “Vetëvendosje” e ka cilësuar si dhunues të vullnetit të qytetarëve që nuk zgjedh mjete vetëm për ta ruajtur pushtetin.

/rg/shqiptarja.com/