Ashtu edhe siç kishin paralajmëruar, partitë opozitare në Kosovë kanë nisur një tjetër mënyrë proteste përpara qeverisë së Kosovës, ku në qendër të Prishtinës kanë ngritur disa çadra të cilat do të shërbejnë për protestuesit të cilët janë kundër zgjedhjes president të Hashim Thaçit.

Siç shihet edhe në këto foto, të publikuara në mediet kosovare, udhëheqësit e tre subjekteve politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, i kanë thirrur simpatizantët e tyre me dyshekë e batanije në sheshe, për të protestuar deri në rrëzimin e qeverisë.

Sipas Ramush Haradinaj, për vendosjen e këtyre çadrave është marrë leja edhe nga komuna e Prishtinës, por ende nuk dihet nëse kanë marrë leje nga policia.

Në këto çadra do të qëndrojnë qindra mbështetës të opozitës, të cilët prej kohësh po mbështetin veprimet politike të tre partive kryesore të cilat janë kundër Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kundër demarkacionit me Malin e Zi si dhe kundër zgjedhjet si President të Hashim Thaçit, ndërkohë që kërkojnë me insistim zgjedhje të parakohshme, pas largimit të qeverisë Mustafa-Thaçi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com