Opozita ‘ndahet’ edhe për ‘Onkologjikun’! 2 kërkesa për interpelancë me ministren

Duke e konsideruar një skandal të përmasave të mëdha, zbulimin e një ditë më parë të abuzimit të disa mjekëve të Onkologjikut me shërbimin ndaj pacientëve,  Partia Demokratike depozitoi me urgjencë dy kërkesa për interpelancë me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu.

Kreu i Grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi tha se ministrja nuk mund të mjaftohet me dënimin e mjekëve por duhet të mbajë përgjegjësi.

“Grupi ka miratuar kërkesën për një interpelancë me ministren Koçiu, në seancën e ardhshme, për t’iu përgjigjur papërgjegjshmërinë që ka udhëhequr ministrin në trajtimin e këtij problemi. Skandali nuk është rast i veçuar, por një skemë e plotë e iniciuar nga drejtuesit politikë në Shëndetësi. Ministri ka pasur në dorë raportet e KLSH, ku nuk është marrë asnjë masë. Ka pasur denoncime nga opozita dhe gazetarë e ka pasur zero veprime nga MSH”, tha Gazmend Bardhi.

Kërkesa e dytë u bë nga deputeti Arbi Agalliu që kërkon që ministrja të qartësojë menjëherë arsyet se pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive është e shtrirë në kohë.

Më herët në një deklaratë për mediat, edhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë Zheni Gjergji paralajmëroi se skandali te Onkologjiku nuk është rast i izoluar ndërsa drejtësia duhet të shkojë deri te kryeministri Edi Rama.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e papublikuar më parë, zbulohet një fis i ri njerëzish në pyjet e Amazonës

Fotoja e papublikuar më parë, zbulohet një fis i ri njerëzish në pyjet e Amazonës