Opozita ‘në alarm’ për reformën zgjedhore, Shehi: Të mundësohet vota e emigrantëve! Alibeaj: Jo me postë

Nën ethet e afrimit të zgjedhjeve parlamentare të 2025 dhe frikës se këto zgjedhje do t’i gjejnë të zhveshur nga favorizimi i sistemit elektoral, opozita u mblodh në një tryezë diskutimi për Reformën Zgjedhore

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, që inicioi këtë tryezë, arriti të bënte për herë të parë bashkë, përfaqësuesin e PD së Sali Berishës, Oerd Bylykbashin dhe Enkelejd Alibeajn e grupit Basha.

Shehi tha se duhet që të mundësohet vota e emigrantëve.

“Shqipëria po të ishte e mundur të bëhej një zonë e gjitha elektorale, po 4 zona, 3 zona, a bëhet Shqipëria. Duhet të hapet lista, sepse ligji punon edhe si maxhoritar. Kemi kërkuar që të bëhet votimi elektronik, të votojnë edhe emigrantët për herë të parë në Shqipëri”, tha Shehi.

Edhe Bylykbashi vuri theksin tek vota e emigrantëve, për të cilën tha se është votë që nuk mund të blihet.  

“Sistemi zgjedhor që është sot toksik, partive të vogla nuk u jep shance, e bënë të vështirë që të kualicionohen partitë bashkë dhe i lë të përballen me një mekanizëm që është sfidues për partitë e vogla. Vota e emigrantëve është baseni më i madh i votës së lirë, sepse nuk i kap dot”, tha ai.

Por Alibeaj, i larguar nga karrigia që tashmë gëzon Bylykbashi dha një zgjidhje.

“Zgjidhja është adresimi i vendimeve të GJK.. vota e diasporës nqs nuk bëhet, rrezikon ti bëjë zgjedhjet antikushtetuese... një  njeri që do të fitojë zgjedhjet, nuk i leverdis”, tha ai.

Pikërisht vota e diasporës, aq sa i ndan në procedurë nga PS, i ndan edhe mes vetes.

Një ditë më parë në Parlament socialistët përmes Damian Gjiknurit, propozuan pa konsensus me opozitën propozimet e tyre për votën e diasporës që gjithashtu kërkojnë ta mbyllin brenda korrikut.

 

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori