E përditshmja italiane “Libero” publikoi  një intervistë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhënë për drejtorin e kësaj gazete Pietro Senaldi, i cili ishte dhe një nga pjesëmarrësit e panelit të debatit në studion “Porta a Porta” të Bruno Vepsa-s ku pak ditë më parë ishte i ftuar kryeministri shqiptar.

“Në Shqipëri opozita është jashtë parlamentit, të tërhequr mbi “malin Aventino” siç thoni ju italianët shprehje e përdorur gjatë epokës së regjimit fashist në Itali pas largimit të disa deputetëve nga parlamenti pasi ishin kundër fashizmit, por unë nuk jam Duçja.

Duhet të kthehen në Parlament nëse duan të përballen. Kështu i bëjnë keq vetëm Shqipërisë. Nuk jemi në rrezik destabilizimi e protestuesit para parlamentit nuk kanë popullin pas tyre. Kemi shumë tregues se pas protestave të këtyre ditëve kundër qeverisë time, është aksioni i fuqive të huaja“- ka thënë kryeministri

Kryeministri shqiptar shprehet se ekonomia e vendit rritet me 4 % e ndërkohë ka folur dhe për sipërmarrje italiane ku operojnë rreth 3800 sipërmarrje italiane e rreth 40 mijë sipërmarrje në Itali janë hapur nga emigrantë shqiptarë. Kryeministri shqiptar ka komentuar në këtë intervistë dhe problematikën e emigracionit me të cilën po përballet Europa e objekt i mjaft debateve të forta me shtetin italian.