Opozita nesër në shesh/ Avokati Karaj në 'Repolitix': Këto protesta nuk sjellin produkt! Nesturi: Do festojnë marrjen e vulës

Nesër Partia Demokratike do të mbajë një protestë në Bulevardin përpara Kryeministrisë. Se ç’pritet të ndodh u diskutua më shumë në ‘Repolitix’ Report Tv me Denis Mingën. Deputeti i PD-së Lefter Gështenja tregoi arsyet se pse mblidhet kjo protestë.

'Në çdo vend normal, protesta është nga format për reagim ndaj padrejtësive. A ka hapësirë dhe vend që të kundërshtohet kjo qeverisje? Ka. Nuk ka shqiptarë që nuk gjen arsye për protestë kundër mazhorancës. E para temë është shpopullimi i vendit. Nuk ka njerëz që nuk kanë familjarë jashtë. Për 12 vite keqqeverisje është larguar një pjesë e mirë. Veç shpopullimit, çdo i ri ka arsye për të protestuar sot. Arsimi është në gjendjen më të keqe. Shëndetësia, flasim për falas ndërkohë që nuk ofrohet shërbimi fare. Mungojnë medikamentet në Tiranë, imagjinoni se ç’bëhet në qytete të tjera. Mungesa e investimeve. Pensionistët duhet të protestojnë për pensionet. Edhe ata në administratë duhet të protestojnë pasi kanë pagat më të ulëta në rajon.'

Analisti Plator Nesturi theksoi se kjo protestë do të jetë ceremonia e fundit politike e Berishës, siç e nisi me protesta karrierën e tij politike dhe po kështu po e mbyll.

'A janë këto arsyet që opozita po fton nesër protestë? Unë them se jo. Kjo është një formë feste, pasi nuk ka formë tjetër për të festuar. Është e vetmja mënyrë për të festuar për marrjen e vulës. Nesër është një lloj manifestimi, edhe protestat e ndryshme kanë qenë formë komunikimi për të treguar forcën ndaj kundërshtarëve. Bëhet në formë protestë, por është manifestim. Një mënyrë për të komunikuar me publikun. Arsyeja e dytë mendoj se kjo është manifestim postum. Berisha e ka nisur karrierën e tij me protestë, po me protestë mund ta mbylli rrugëtimin e tij. Nesër mund të jetë ceremonia e fundit politike e Berishës.'

Mjeku Ilir Alimehmeti pjesë e strukturave të PD-së vuri theksin tek shpopullimi si një nga arsyet themelore që duhet protestuar.

'Ai që do vijë në protestë ka arsyet e veta. Mos prisni që ai që nuk vjen të kuptoj atë që vjen në protestë. Do filloja dhe mbyllja tek shpopullimi. Është makro indikatori. Shpopullimi nuk vjen një ditë, është agjendë sistematike për të larguar njerëzit. Duke ja bërë ferr, nga ana shëndetësore, arsimore. Janë mekanizma të vazhdueshme. Fenomeni nuk ka mbaruar. Nuk merrem me komentin. Halli është shpopullimi. Na kanë ikur vëllezërit dhe motrat. Ata duhet të vijnë të parët aty por nuk vijnë dot.

Nuk ikën kush nga Shqipëria vetëm për një arsye. Ikën se i vjen shpirti në majë të hundës. Frika poshtërimi dhe shpresa. Kush nga këto mbizotëron lëviz popullata. Kemi dhe një shpopullim të dytë, nuk bëhen më fëmijë. Sepse familja edhe kur është këtu nuk ka shpresë. Një komb jeton dhe vdes me brezin e ri. Do jetë një zinxhir aksionesh siç e shoh unë. Konsistente e vazhdueshme. Me objektiv të mos heqësh sytë nga aty. Ndërkohë që na ikin 400 mijë e ca na shtohen edhe dhjetëra mijëra banesa. Për kë?'

Avokati Leonard Karaj është i mendimit se protestat duhet jenë të dhunshme, pasi përndryshe nuk sjellin produkt.

'Nuk besoj se Berisha në kulmin e vet që ka marrë dhe vulën ,në pikën më të mirë të dorëhiqet. Nuk besoj se është personi që tërhiqet në të tilla raste. Jam pro çdo lloj proteste. Unë jam radikal në raport me protestën. Duhet të ketë produkt. Nëse është politik që shkuam dhe i treguam Ramës, ëho gives a shit thonë anglezët? Protesta e Metës në atë kohë ishte nga më të mëdhajat.

E vjetshme e korrikut ishte e madhe. Pati ndonjë ndryshim? Përveç përkeqësimit. Protesta nuk pati një produkt. Protesta duhet të ketë edhe dhunë. Në rast të kundër të marrin trëndafila. Dhunë radikale dhe konsistencë. Ke mundësi të rrish një javë aty dhe të bllokosh jetën e një vendi. Sepse sot fermeri vuan aty ku nuk mban më. Turizmi është bërë vetëm për ata që kanë rrogat 10 milion e ca. Shëndetësia falas po na kushton aq sa nuk e dimë.

Ideja për të protestuar në Shqipëri nga mëngjesi deri në darkë. Protesta politike më mundon mua. Halli është që bëhet për hallin e Berishës.'

Gështenja shtoi më tej se debati nuk duhet të përqëndrohet se kujt i shërben protesta.

'Tymi që shpërndahet, se protesta i shërben Berishës, hidhet nga mazhoranca. Patjetër që protestën e thërret lideri, pati vendimmarrje kryesie. Secili duhet të bëjë thirrje që të jemi nesër sa më shumë shqiptarë në shesh.'

Ndërsa Nesturi vë re sulmin e opozitës ndaj SPAK, që sipas tij ky institucion me veprimtarin e vet i shkon për shtat opozitës.

'Ky SPAK gëzon mbështetjen e qytetarit shqiptar. Kur ka problematika korrupsioni SPAK duhet të ishte aleat i natyrshëm i kësaj opozite. I shkon në favor për synimet që ka opozita për të qenë alternativë pushtetit. Këtu kemi të bëjmë që një kauzë siç është kauza opozitare, i është mbivendosur një çështje tjetër e liderit të opozitës që është non grata.'

Më pas ndërhyri në lidhje Skype deputeti i opozitës Kreshnik Çollaku që konfirmoi pjesëmarrjen e tij në protestën e nesërme. Edhe pse ka qenë kundër Berishës, ai shprehet se non grata nuk është më vijë e kuqe mes tij e ish kryeministrit, pasi u zhbë prej vendimit të Apelit.

'Vijën e kuqe e zhbëri vendimi i Apelit. Për mua është non ngrata Berisha dhe është peshë e rëndë për veprimtarinë e opozitës. Por vijën e kuqe e rrëzoi Apeli. Rrëzoi vendimin e kongresit të 18 dhjetorit. Këtë statut e ka rrëzuar në 11 qershor. Në statutin e njohur nuk ka detyrim sanksionues ndaj personave non grata. Kapaciteti Berishës për të luftuar me peshën e non gratën mbi shpinë është akti i tij personal. Nëse e pengon objektivi për mua është ardhja në pushtet e PD-së. Nuk është më vendim kolegjial. Vendimi i apelit e rrëzoi këtë vendim. Nuk kemi çfarë ti bëjmë më tej', theksoi Çollaku.

Nesturi tregoi arsyen se pse nuk mund të marrë pjesë në një protestë të tillë, pasi kjo opozitë nuk ka kauzë dhe ide për më tej.

'Nëse gjithçka është e motivuar vetëm te protesta nesër dhe më pas nuk dihet se çdo të ndodh, kjo është një arsye më shumë që unë të mos vij. Nuk është hera e parë që opozita bën protestë. Nuk mendoj se kjo do jetë e mira përtej atyre që keni bërë, nuk shikoj ndryshim. Është e njëjta logjikë. U bë protesta mbaroi. Problemi është pjesa tjetër, lidhja me qytetarin. Nëse nuk jep tregues, nuk të bën dhunë njeri për një kauzë që mban erë. Qytetari e bën detyrën e vet, problemin e keni ju si politikë. Deri tani nuk je përgatitur për të marrë përgjegjësi. Nuk mund të ketë boshllëk pushteti.'

Gështenja e vlerëson edhe këtë protestë të nesërme si ato të mëdha që ka organizuar opozita dhe më parë.

'PD ka treguar se bën protesta të mëdhaja. Ndihem i shqetësuar se ne vazhdojmë diskutojmë për detajet dhe problematikat që ka opozita në tërësi. Nuk diskutojmë për problemet që ka mazhoranca. Çfarë duhet të ndodh kryeministri për të dhënë dorëheqjen më shumë se çfarë ka ndodhur? Përveç përgjegjësisë politike ka dhe përgjegjësi morale. Askush nga ju nuk e thotë që zgjedhjet nga 2013 e këtej kanë bërë regres dhe jo progres.'

Avokati Karaj nënvizon faktin që PD nuk ka rigjeneruar veten këto vite në opozitë, ndërsa këtë gjë po e bën PS në pushtet.

'Me votë popullore ka fituar në 1992 dhe 2009. Ka marrë votë më tepër se PS. Dhe në 2005 ka patur më pak vota se PS por mënyra e kodit zgjedhor solli PD në pushtet. Pse nuk ka shpresë? PD nga 2013 nuk arriti të rigjenerojë vetveten. Dhe nga 2021 bëri autogola pa fund. Që nga rizgjedhja e Lulit. Puthjet në Kuvendin e Korrikut. Kjo lloj skizme, ky lloj imazhi në këto vite e ka larguar votuesin. Edhe për një gjë tjetër se votuesi ndryshon nuk është budalla. Berisha nuk e nxjerr më një KOP si në 2004. Ne që jemi opozitë dhe e kemi vitale të bënim rigjenerim nuk e bëjë. Ky që është në pushtet do thërresi Kongresin, 75% e delegatëve janë të rinj për herë të parë në Kongres. Më trego një njeri që ka pasur teserën këto vite.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
Çollaku do i bashkohet protestës: Me Berishën non grata nuk është më vija e kuqe

Në ‘Repolitix’ foli në lidhje Skype mbrëmjen e sotme deputeti opozitar Kreshnik Çollaku. I larguar nga grupimim Basha pasi vulën e mori Sali Berisha, Çollaku tregon se nesër do të jetë pjesë e protestës.

'Po patjetër do jem në protestë. Është një grup që vijon ekziston. Nuk ekziston si strukturë, por si realitet politik është një grup që ekziston, si një organizim strukturor njerëzor. Ka një realitet të ri juridik. Gjykata ka njohur të drejtën e përfaqësimi atij që deri dje ishte Komisioni i Rithemelimit, me zotin Berisha. Sot është kryetar i PD. Drejtuesit legjitimi janë ata pas vendimit të Apelit. Kam pranuar verdiktin e gjykatës që imponon një situatë të re politike. Do të jem në protestë sepse mendoj se çdo protestë që thërret opozita duhet të bëjë bashkë çdo kënd.'

Sipas tij, çdo demokrat duhet të bashkohet në protestë kur bëhet fjala për kundërshti ndaj kryeministrit Rama.

'Pika që na bën bashkë edhe ata që kërkojnë lirimin e Berishës dhe ata që duan të rriten rrogat. Pika e përbashkët reagim kundër qeverisë Rama e zhytur në korrupsion e inkriminuar në palcë. Mendoj se vetëm skandali tek onkologjiku do kishte vlejtur për protestë kombëtare. Bashkë na bën beteja kundër Edi Ramës dhe për këtë betejë do jem në shesh. Çdo kush mendon se Rama duhet të largohet duhet të jetë në shesh.'

Për Çollakun nuk ka më vijë të kuqe me Berishën sa i përket non gratës.

'Vijën e kuqe e zhbëri vendimi i Apelit. Për mua është non ngrata Berisha dhe është peshë e rëndë për veprimtarinë e opozitës. Por vijën e kuqe e rrëzoi Apeli. Rrëzoi vendimin e kongresit të 18 dhjetorit. Këtë statut e ka rrëzuar në 11 qershor. Në statutin e njohur nuk ka detyrim sanksionues ndaj personave non grata. Kapaciteti Berishës për të luftuar me peshën e non gratën mbi shpinë është akti i tij personal. Nëse e pengon objektivi për mua është ardhja në pushtet e PD-së. Nuk është më vendim kolegjial. Vendimi i apelit e rrëzoi këtë vendim. Nuk kemi çfarë ti bëjmë më tej.'

Në protestën nesër përveç deputetit Çollaku do të ketë dhe deputetë të tjerë sipas tij që më parë kanë qenë kundër Berishës, apo me Bashën.

'Nuk mund të them emra, por do ketë deputetët të tjerë dhe pjesë të strukturës sonë. Ardhja në protestë konfirmon një gjë të përbashkët edhe me Berishën, bashkë për të rrëzuar Edi Ramën. Pastaj kushdo ka të drejtë të mendojë ndryshe edhe lidhur me SPAK.'

Çollaku rithekson se nuk del nga Partia Demokratike pasi është themelues si student në dhjetor ‘90.

'Nuk kam tagër të flas me emra të të tjerëve. Shqetësimi është që unë nuk kam vënë vija të kuqe. Kam refuzuar çdo lloj zgjidhje duke dalë nga PD, me fraksion duke mbajtur idenë apo bindjen tonë. Çdo formulë është e pranueshme. Refuzoj të dal nga Partia Demokratike. Mandatin im është i demokratëve dhe do respektohet deri në fund të mandatit tim. Jam i hapur për çdo lloj opsioni.'

Ora 21:49
Protesta e PD-së/ Plator Nesturi: Manifestim postum! Do jetë ceremonia e fundit politike e Berishës

 

Analisti Plator Nesturi theksoi në 'Repolitix' se protesta e nesërme e opozitës do të jetë ceremonia e fundit politike e Berishës, siç e nisi me protesta karrierën e tij politike dhe po kështu po e mbyll.

'A janë këto arsyet që opozita po fton nesër protestë? Unë them se jo. kjo është një formë feste, pasi nuk ka formë tjetër për të festuar. Është e vetmja mënyrë për të festuar për marrjen e vulës. Nesër është një lloj manifestimi, edhe protestat e ndryshme kanë qenë formë komunikimi për të treguar forcën ndaj kundërshtarëve. Bëhet në formë protestë, por është manifestim. Një mënyrë për të komunikuar me publikun. Arsyeja e dytë mendoj se kjo është manifestim postum. Berisha e ka nisur karrierën e tij me protestë, po me protestë mund ta mbylli rrugëtimin e tij. Nesër mund të jetë ceremonia e fundit politike e Berishës', theksoi Nesturi.

G.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?