Opozita nuk ka qenë kurrë më e mirë se qeveria që sot kritikon (22 gjëra që duhen kujtuar se çfarë ndodhte kur PD dhe LSI ishin në pushtet)

Opozita nuk ka qenë kurrë më e mirë se qeveria që sot kritikon (22 gjëra që duhen kujtuar se çfarë ndodhte kur PD dhe LSI ishin në pushtet)

Ndërkohë që opozita zbret në shesh dhe provon të përmbysë qeverinë me metoda ekstra-parlamentare (sikur të ishte një lëvizje popullore e porsakrijuar, që kërkon me forcë të hyjë për herë të parë në sistem), është e domosdoshme të kujtohet se Sali Berisha ka qeverisur vendin për 13 vjet, Lulzim Basha për 8 vjet dhe Monika Kryemadhi, me LSI-në e saj, për 12 vjet. Dhe duhet të kujtohet edhe se, gjatë qeverisjeve të tyre:

1.  Kishte korrupsion dhe asnjëherë asnjë fajtor nuk është arrestuar
2.  Kishte plantacione marijuane
3.  Kishte trafik të drogave të rënda
4.  Kishte banda kriminale dhe shpesh këto banda ishin të lidhura edhe me përfaqësues të PD dhe LSI, dhe jo vetëm në zonat e Durrësit e Shijakut
5.  Kishte shit-blerje të votave
6.  Kishte mashtrime elektorale
7.  I gjithë aparati i Drejtësisë (Prokuroria, Gjykatat, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese) kontrollohej nga mazhoranca PD-LSI dhe pandëshkueshmëria e zyrtarëve të administratës publike e politikës ishte totale
8.  Çmimet ishin tepër të larta krahasuar me pagat e njerëzve të thjeshtë
9.  Pensionet ishte tepër të ulta krahasuar me çmimet
10. Botuesit e pavarur ishin nën presion dhe ata që ishin servilë ndaj PD-së merrnin nga qeveria miliona euro çdo vit
11. Gazetarët e pavarur kërcënoheshin
12. Oligarkët ishin miq të qeverisë
13. Taksat ishin të larta, por pjesa më e madhe e rrugëve ishin të shkatërruara, qendrat urbane të lëna pas dore dhe periferitë të braktisura
14. Tenderat i fitonin vetëm miqtë e qeverisë
15. Policia ishte e korruptuar dhe shpesh bashkëpunonte me bandat kriminale
16. Opozita poshtërohej çdo ditë me forcën e kartonave dhe nuk kishte asnjë fuqi, kërkesat e saj injoroheshin nga mazhoranca, ose hidheshin poshtë pa asnjë përpjekje për kompromis. Dhe kur opozita protestonte në shesh, rrihej nga forcat speciale dhe ndonjëherë edhe vritej
17. Të gjithë drejtuesit kryesorë të institucioneve (nga SHIK-u deri tek Presidenti i Republikës) zgjidheshin ekskluzivisht nga mazhoranca
18.  Korrupsioni në spitale ishte shumë i lartë, kushtet në spitalet publike ishin dramatike por, në vend që të përmirësonin sistemin publik, PD dhe LSI i hapën rrugë fenomenit të shëndetësisë private
19.  Kishte shume koncesione dhe ato fitoheshin vetëm nga oligarkët dhe biznesmen e lidhur me PD-në ose LSI-në
20.   Korrupsioni dhe nepotizmi në universitetet publike ishte shumë i lartë, studentët flinin në konvikte që ngjanin si baraka por, në vend që të investonin në sistemin universitar publik, qeveria e PD dhe LSI i hapën rrugë fenomenit të arsimit privat
21.  Një listë e gjatë pronash publike iu dhuruan klientëve të PD dhe LSI
22.  Papunësia ishte e lartë dhe shqiptarët edhe atëhere ëndërronin të emigronin jashtë për të gjetur një jetë më të mirë.

Të kujtosh që gjithë këto ndodhnin deri pak vite më parë, nuk shërben për të justifikuar gabimet e Edi Ramës, as për të pretenduar se qeveria aktuale i ka zgjidhur të gjithë këto probleme ose nuk ka bërë të tjera, por vetëm për të shpjeguar pse opozita, që sot propozohet si alternativë, ka dhënë tashmë një shembull shumë të keq të mënyrës se si konceptohet pushteti dhe nuk ka qenë kurrë më e mirë se qeveria, të cilën ajo e kritikon.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 27/02/2019 18:19

    Aman mut PD LSI mut dhe PS te gjith ajduter jan kush me shum e kush me pak Vk

    Përgjigju
  • Hinglateri: 27/02/2019 16:05

    PD dhe LSI gjarper me koka helmuesr

    Përgjigju
    • Edi: 28/02/2019 11:39

      Po Ps-Lsi? Mjere ju o popull

  • Robshi: 27/02/2019 15:49

    Fiks fare se kishte te njejtat anomali prandaj dhe u rrëzua ish qeveria...tani për të njëjtat arsye që ra ish qeveria këtë duhet ta mbajmë...dikush ta përktheje mbase ndonjë nga shoqëria e hapur...gjithashtu opozita skishte pushtet qendror ama vendor kishte sa te duash se pak balance duhet jo ti vjedhesh te tera se pastaj keputet...dhe me kryesorja nuk dilte cdo dite pushteti duke kercenuar me burg per te njejtat gjera qe vete i bente galopante...pastaj këto janë anomalitë ktheu pak të arritjet dhe krahasoi...4 arritje që vlejnë dhe trashëgohen jo nga ato që i prishin reshjet e vjeshtës 1.rrugë 2.liberalizim 3.nato 4.bandat e egra brenda me radhë...tani jo me emocion po racionalisht numëroni të paktën 2...mos filloni me vetingun se është shitja me gjeniale që po han ky milet përveç naftës...

    Përgjigju
  • Shqiptar: 27/02/2019 15:39

    Shume mire beni me keto krahasime midis qeverine tePd eLsi E re Ps Ndryshimi eshte si nata me diten ,vetem ata te verber qe nuk duan ti shohin shkojne protestojne qe shumica jane te paguar e ka edhe nga ata qe nuk e dine per cfar vene e qe nuk duan te paguajne drita e uje, qe duan te hapen llotot pra qe duan rrumpallen e SalesGjithe Kjo xhallamahi e sales ilirit lulit e monikes dihet boterisht perse behet : Frike nga drejtesia e re , Kjo qeveri eshte nga me te mirat e punon per popullin e opozita e sheh se me vote nuk e mund dot e ka zgjedhur kete rruge !P D nen drejtimin e lulit eshte ne ditet me te zeza , heqja e vizes amerikane Sb e ka terbuar bashke me mbeshtetesit Ta akuzosh Ramen per shume gjera qe duhet ti bente me mire po po ti thuash kriminel kur nuk ka vrare si paraardhesit e ti njerez te pafajshem eshte cmenduri , ti thuash qe mbolli droge kur trashegoi "shtetin" narkotik te Lazaratit t ,ti thuash I korruptuar kur Iliri u zu me preshe me dore apo Luli per rrugen e kombit qe me te bukuren drejtesi qe kishin I vune kapak I cili po shperthen..........Te trembur deri me palce Le te vazhdojne rrugen e nisur derisa mos I ndjeke njeri Tuuuurrrrrpppppppp

    Përgjigju
  • Donela: 27/02/2019 15:09

    Te tre intrigante ordinere,kryehajdute te neveritshem

    Përgjigju
  • Konjak: 27/02/2019 15:03

    Pika e zeze, vlen per tu lavderuar, per mundesine qe na jep qe te vertetat te mos burgosen brenda mendies se njerezve te vecant ,por te behen publike ,per tu ndergjegjesuar gjith populli ,cka ndodh ne kurriz te tij .THoni se ,kishte korrupsion,narkotik grupe kriminale ,te krijuara me 1996-97-ten, kishte mashtrim elektoral .A mendoni se te gjitha keto qe thoni ,te permbushin kushtin -,qe sot- ,te mos mbarosh dot nje pune ,ne se s'paguan aq sa te kerkojne ,Te mbushet shqiperia 100% me narkotik .Qe grupet kriminale te marrin pjese ne qeveri dhe ne kuvend .Qe shit bleria e votes- te ket perqindje marramendese- ,nga tregetaret e narkotikeve .Flisni perkoncesione ne nje kohe ,kurr PPP ,sot mbiten ekonomin.flisni per rroga e pensione kur :me Nanon KM ,pensionet dhe rrogat e uleta u rriten 4000dhe 5000 lek ne 8 vjet .me Berishen respektivisht 6400dhe 7000 lek ne 8 vjet .kurse me Ramer KM,per 6 vjet pensionet 600 lek dhe dicka me teper per punetoret . Zoterinj a nuk kan te drejte populli te ngrihet ne revolte per jeten e tyre .Kushdo qe perkrah popullin ,qofte i nderuar .Si duket ju~ pike e zeze~ ,e keni mbushur thesin ,dhe nuk doni tia dini per popullin ,persa nuk shkruani as nje fiale per te .Po sigurisht thesin e mbushni nepermjet qeverise ,-e c'far ju duhet populli- .

    Përgjigju
  • Kolona: 27/02/2019 13:53

    Ju në shkrimin tuaj dhatë 22 pika që sjane asgjë. Shqiptarët duhet ti thërresin kujtesës. Kush i zaptoj pronat e pronarëve të ligjshëm __tokë e xanum. Kush i vravi shqiptaret duke filluar nga 97 e deri te vrasja e Olldashit vetëm për pushtet. Kush e shiti Shqipërine duke ja falur detin grekut se donte serbi me Rusinë. Kush i varferoj Shqipetaret për 27 vjet duke u vjedhur dhe floririn e të tjera buqe të tilla????? Saliu, Iliri, Lulushi Nora Malaj e kompani ndaj cirren se duan tu pinë edhe atë pikë gjak që u ka mbetur SHQIPETAREVE

    Përgjigju
    • Fr: 28/02/2019 01:16

      Dhe me e keqja kush e tradhtoi shqiperin kush i vuri tabelat greqisht kush detyroi gjuhen greke ne universitet kush e tradhtoi kosoven

  • Moni: 27/02/2019 13:50

    Kjo eshte dhe arsyeja qe populli vazhdon te mos i votoje. Ne PD duhej nje katarsis i vertete, te zhdukeshin nga rrangjet drejtuese te gjitha figurat e konsumuara, perfshire dhe Bashen dhe te nxiteshin figura te reja te paperlyera. Te kerkonin falje per te gjitha pikat e lartpermendura para se te iknin nga skena publike. Por problemi eshte se shume nga keto pikat perbejne veper penale per disa. Dhe keta i jane futur politikes per tu pasuruar e jo per te cuar vendin perpara.

    Përgjigju
  • Emigrati: 27/02/2019 13:09

    Shum e idrejt e shun e vertet, (brravo) tamam keshtu.

    Përgjigju
  • Ilir: 27/02/2019 12:50

    Po eshte e vertete Hajdutet thone kapeni hajdutin

    Përgjigju
  • Elton: 27/02/2019 12:26

    Mos ca artikulli bombastik, beni mire ta shperndani dere me dere ne versionin print qe te ndergjegjesohen njerezit. Edhe cfare pastaj, ca do te thote kjo qe ky avaz do te vazhdoje edhe 30 vjet?? Ca do te thote kjo o media e nderuar dhe e pavarur qe meqe ishte keshtu edhe keta sharlatane te vazhdojne misionin e hajduterise akoma. JO JO E KENI GABIM DHE TURP QE BENI KETE PROPOGANDE. POPULLIT SHPJEGOJANI NDRYSHE. I THONI NE RADHE TE PARE QE GJYSMA E POLITIKES U SIKTERIS IKEN ME BISHTIN NE SHALE, KURSE PJESA E NGELUR QE JU NA E MBRONI KAQ FORT E QE JANE PO KAQ KRIMINELA EDHE KETA DO TE IKIN SHUME SHPEJT. DHE NE NJE TE AFERME SHUME TE SHPJETE PARLAMENTI RI I VENDIT TONE DO KETE 50 DJEM E VAJZA TE MIRESHKOLLUAR E EDUKUAR NE PERENDIM DHE GJITHE KASTA E QELBUR E RRENUAR E POLITIKES DO TE PAGUAJE NJE ME NJE MBI MIZORITE E BERA. Kete beni ju media e nderuar jo artikuj partizançe qe ne vijim te vershojne komentet idjote nga pas. KONTRIBUONI PER VENDIN JO PER PUSHTETIN E RADHES SE AI NUK MBAHET DOT ME NE KEMBE ESHTE I SHKERMOQUR.

    Përgjigju
    • Edi: 28/02/2019 11:41

      Hallall por menyra me e mire eshte mos ti lexosh keto lloj mediash edhe pastaj e shikon si behen si pula

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja