Opozita: Nuk ka shumë vend për festime

Opozita: Nuk ka shumë vend për festime
Qeveria ka planifikuar të hënën dhe të martën të ketë festime me koncerte, tryeza e paraqitje mediatike.
Por, opozita nuk ka qëndrim të unifikuar sa i përket dhënies fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. 

Vetëvendosje kundërshton si thonë ata mbikëqyrjen e modifikuar të pavarësisë.

"I vetmi institucion apo person që po shkon prej Kosovës është Piter Faith, përndryshe zyrtarët ndërkombëtar që kanë qenë nëpër borde publike po mbesin, EULEX-it po i bëhet kërkesë për të vazhduar misionin, UNMIK-u po mbetet, KFOR gjithashtu, kështu që nuk e di për çfarë heqje të mbikëqyrjes po bëhet fjala", tha Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje.

E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se do të jetë e angazhuar në këtë proces, sepse, sipas tyre, Kosova po e përmbyll një fazë të rëndësishme. 

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se përmbyllja e mbikëqyrjes paraqet një moment të rëndësishëm, por sipas tij, nuk ka shumë vend për festë, pasi që Kosova ka shumë probleme që kërkojnë adresim dhe zgjidhje.

Ne do ta përkrahim vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Kurse më 10 shtator, nuk duhet të ketë farë ekzaltimi edhe atmosferë aq të madhe festive, sepse ky vend do të vazhdojë me këto probleme që i ka. Do të vazhdojë me shkallën e lartë të korrupsionit, mungesën e sundimit të ligjit, të zhvillimit ekonomik, krimit të organizuar, të gjitha këto do të mbesin. 
Edhe që shkojnë ndërkombëtarët, ky vend ka probleme të mëdha, prandaj nuk ka shumë vend për festë", ka thënë Beqiri. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi