Opozita parlamentare kundër, 'Ligjet' e miratojnë pa ndryshime, drafti i 5 Qershorit në Kuvend për votim, Manja: Punë e shkëlqyer (VIDEO)

TIRANE-Komisioni i Ligjeve ka miratuar nen për nen dhe në tërësi draftin e 5 Qershorit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Drafti u miratua me votat pro vetëm të shumicës, pasi opozita në këtë komision ishte kundër.

Në diskutimin nen për nen nuk u bë asnjë ndryshim, pasi kështu ishte rënë dakord më parë mes palëve, që Kuvendi të miratojë atë që është firmosur në Këshillin Politik. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja u shpreh me këto ndryshime Kodi Zgjedhor do të pasurohet akoma më shumë.

"Pro, 3 kundër, asnjë abstenim, miratohet edhe në tërësi projektligji. Falenderoj Gjiknurin dhe kolegët e tjerë për punën e shkëlqyer që është bërë qoftë në komisionin e posacëm, qoftë edhe për dakordësinë në Këshillin Politik, produkti u materializua. Kodi i ri zgjedhor është pasuruar" tha ai.

Një falenderim e ka pasur edhe përfaqësuesi i PS-së në Komisionin e Posaçëm por edhe Këshillin Politik, Damian Gjiknuri. "Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut sapo miratoi me shumicë votash amendimet e Kodit Zgjedhor, produkt që u arrit në sajë të punës së bërë fillimisht në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore e më pas edhe negociatave të zhvilluara në kuadër të Këshillit Politik.

Gjej rastin të shpreh falenderimin tim për kolegët deputetë që dhanë votën e tyre në mbështetje të këtij projektligji. Gjithashtu falenderoj kolegët me të cilët prej shumë muajsh punuam dhe kthyem në projektligj marrëveshjet politike të arritura.

Vlerësim për ekspertët vendas e të huaj që ishin pjesë e këtij procesi dhe mirënjohje pafund për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që na mbështetën vijimësisht. Miratimi i amendimeve në Kodin Zgjedhor është një kontribut i çmuar që klasa politike jep në procesin e integrimit dhe realizimit të konferencës së parë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në kuadër të negociatave të anëtarësimit" shkruan Gjiknuri në Facebook.

Tashmë projektligji shkon për votim në Kuvend në seancën e fundit të sesionit, që mbyllet në fund të korrikut. Por këtu nis problemi tjetër. Votat.

Disa deputetë të opozitës parlamentare janë shprehur se do ta votojnë draftin, por nëse do të arrihet shumica e nevojshme prej 84  votash mbetet për t'u parë. Paralel me këtë proces ka nisur edhe ai i diskutimit për hapjen e listave dhe koalicionet.

Edi Rama u shpreh se do të dyja nismat duhet të miratohen në fund të korrikut, por PD-ja kundërshton nismën për listat dhe koalicionet, teksa debati është zhvendosur në mbledhjen e Këshillit Politik.

Kliko këtu ) Dokumenti i plotë amendamentet që u bënë bazuar te pakti i Këshillit Politik në 5 Qershor

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli