Dyshime se protestuesit do të futen nesër brenda sallës, Ruçi anulon seancën e Kuvendit

TIRANE-Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka anuluar seancën e nesërme plenare të planifikuar për t'u zhvilluar në orën 10:00. Kreu i Legjislativit përmes një deklarate për mediat u shpreh se seanca u anulua pas informacioneve nga organet ligjzbatuese për dhunë dhe apelit të ndërkombëtarëve. "Shumica ka detyrë të mbrojë stabilitetin e vendit. Në këto kushte duke pasur parasysh apelin e partnerëve strategjikë dhe informacionet e organeve ligjzbatuese duke ndjekur ruajtjen e integritetit të Kuvendit dhe deputetëve, ftoj kolegët, të më mirëkuptojmë për të mos e zhvilluar seancën e datës 21 shkurt, ditën e enjte në orën 10:00" tha ai.

Ruçi dënoi ngjarjet e dhunshme në protestën e datës 16 shkurt, ndërsa përgëzoi policinë e shtetit. Ai theksoi se dhuna e ushtruar dëmtoi imazhin e vendit, ndërsa shtoi se qëllimi aspak ogur mirë i nxitësve të dhunës, referuar opozitës 'nuk u përmbush, pasi institucionet u mbrojtën dhe asnjë protestues nuk u lëndua'. Duke u ndalur te protesta e ditës së nesërme që është paralajmëruar nga opozita, Ruçi bëri apel që të shmanget dhuna, pasi po dëmton integrimin e vendit. "Po ndjek me shumë shqetësim veprimet politike të opozitës pas protestës dhe vendimit të grupeve të PD dhe LSI-së për djegien e mandateve. Po ndjek me vëmendje vendimin për përgatitjen e opozitës për protestën e datës 21 shkurt pranë Kuvendit në të njëjtën orë dhe datë me zhvillimin e seancës. Jemi dëshmitarë të një momenti acarimi politik, që i ka kushtuar shumë vendit.

Pamjet e trishtueshme të dhunës, bënë xhiron e botës. Kush ka bërë plane për të ardhur për pushime në verë në Shqipëri është stepur. Ato pamje nuk janë aspak inkurajuese aspak për investitorët. Jo gjithcka që ndodhi ishte për t'u hedhur poshtë, janë të përshëndetur ata që protestuan paqësisht dhe policët. Qëllimi aspak ogur mirë i nxitësve të dhunë nuk u përmbush, institucionet u mbrojtën dhe asnjë protestues nuk u lëndua. Kjo situatë cënon edhe negociatat, që negociatat të vendosen në pikëpyetje kjo është e kuptueshme për ne nga të tjerët, por të vendosen për qëndrimet politike brenda vendit është e pajustifikueshme".

Vendimin e opozitës për të djegur mandatet, ai e cilësoi si kamikazllëk politik, ndërsa tha se ultimatumet e PD dhe LSI-së nuk janë aspak demokratike, pasi pushteti nuk merret në tavolinë. "Vlerësoj angazhimin e ndërkombëtarëve. Jam shumë i shqetësuar për këtë situatë. Nuk do të doja kurrë realizimin e skenarin të opozitës, për djegien e mandateve, pasi një opozitë që vetëvritet politikisht i bën dëm shumë të madh vendit. Mesazhet e djeshme të SHBA dhe BE më kanë lënë shijen e hidhur të kësaj të vërtete. Kjo është një kamikazllëk politik dhe dëmton rëndë mjedisin politik. Ultimatumet nuk janë demokratike, pushteti nuk merret në tavolinë.

Policia e Shtetit deklaroi pasditen e sotme se nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale në protestën e opozitës. Sipas policisë së shtetit po synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë (lexo ketu).

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari: 20/02/2019 18:04

    Te njejten gje kan bere po keta qe hiqen si viktima sot njehere pd njehere ps vendosin veto kunder ecjes para hyrjes ne evrope pastrimit te shtetit dhe politikes nga krimi.Gjate kesaj kohe injoranca arrin everestin te brezi i ri dhe shpresa vdes ngadale.

    Përgjigju
  • Beso: 20/02/2019 17:16

    Kjo eshte prova qe keta jane kunder Shqiperis.. Cna u qepet ore te degjeneruar nuk na lat te ngrem koke edhe ne si popull.. Turpi u mbulofte sic ju ka mbuluar..

    Përgjigju
  • True: 20/02/2019 16:46

    Guvernatoret/Nderkomebetar i kane kerkuar kryeministrit që të anulojë seancën e të enjtes. Ktu duket fiks qe Rama sja ka idene se ca ben, ska vizion, ska hic ne dore. Eshte lolo ne duart e dikujt tjeter. Mandati qe ka rama eshte te vjedhi ate 20% e tije te lejet e kullave dhe koncesioneve.

    Përgjigju
  • Sifi: 20/02/2019 16:32

    Tergeqa e Rucit me kerkese te nderkombetareve ,per te anulluar seancen parlamentare eshte veprim i duhur dhe i zgjuar .Kjo terheqe nuk eshte frike , por tolerance demokratike . Populli po kuoton se dhuna e opozites eshte mjet i pandare i saj . Populli nuk e don kaosin dhe se qeverine e zgjedh vota e lire

    Përgjigju
  • tralalaaaaa.: 20/02/2019 16:23

    Uaaaaaa... po tani si do ia beni???? Po luani kapi macja miun eee???? Mjere ne qe ju durojme ju te gjitheve!!!!

    Përgjigju
  • toni: 20/02/2019 15:33

    mos e anulloni seancen,,k88vat sbejn dot gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen