Opozita protestë poshtë zyrës, zbulohet se ku do të jetë Rama të shtunën

Opozita protestë poshtë zyrës, zbulohet se ku do të jetë Rama të shtunën

Ditën e shtunë opozita do të zhvillojë protestën e dytë para Kryeministrisë dhe të pestën në total në muajin e fundit. PD dhe LSI-ja kanë paralajmëruar se kjo do të jetë protesta më e madhe që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, por gjithcka mbetet për t'u parë.

Ndërkohë që kryeministri Rama nuk do të jetë në Tiranë ditën e shtunë, kur opozita të protestojë poshtë zyrës së tij. E ndërsa në 16 shkurt, Rama ishte në Vlorë kur opozita protestoi para selisë së qeverisë, pasnesër do të jetë në qarkun e Beratit në kuadër të turit 'Bashkia që duam'.

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se takimet në këtë qark do të fillojnë që nesër në orën 14:30, ndërsa do të vijojnë të shtunën me të tjera në të gjithë qarkun e Beratit. Opozita kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë