Kryeministri Rama nga Lushnja deklaroi se pralamenti më në fund do të jet ëi çlirura nga opozita, ndërsa deputetët dhe ministrat do të flasin për problemet e njerëzve. Ai u shpreh se ëndrra e opozitës është për të marrë pushtetin dhe për t'iu fshehur drejtësisë, por nuk do të realizohet. "Ëndrra e tyre për të marrë pushtetin dhe për t'i ikur drejtësisë është e pamundur, janë të dënuar të dështojnë. Kemi parlament sot, se ne nuk duam konflikt, nuk duam përballje nga ato primitivet që kanë ata në kokë dhe parlamenti do të jetë i çliruar prej tyre, do të jetë vendi ku do të flasim për problemet tuaja. Jo vendi ku hajduti bërtet kapeni hajdutin" tha Rama.
Në momentin që kreu i qeverisë hyri në takimin me qytetarët, një grup i vogël të rinjsh demokratë protestuan me thirrjet 'Rama ik, Rama ik'. Gjatë takimit, kryeministri Rama reagoi për herë të parë pas deklaratës së mbrëmjes së djeshme të Bashës, i cili tha se po përgatitet arrestimi i kryetarit të bashkisë së Durrësit, Dako. "Del luli thotë po përgatitet arrestimi i filanit... Mos... Duhet të bëjmë çmos që tu hapim sytë atyre që i bien murit me kokë për Lulin. Është dëm për demokracinë të kesh një opozitë kaq të çoroditur" tha Rama.
Zv/ kryeministri Erjon Brace ka reaguar pas takimit të kryeministrit Rama sot në Lushnje. Braçe shpreh respekt për cdo lushnjar që refuzon dhunën dhe destabilitetin. "Popull doni, popull do keni! Lushnja sot respekt pafund per cdo lushnjar te thjeshte, punetor dhe i ndershem qe refuzon dhunen dhe destabilitetin. Paqe, Besim, Pune e Mireqenie per cdokend ne kete vend' shkruan Braçe.
Rama edhe sot u shpreh i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa tregoi edhe arsyen se përse e mori vendimin që të injorojë ish-deputetët e opozitës në studiot televizive. "Nga cfarë mund të tërhiqemi nga kontrata që kemi ju, që na dhatë votën të qeverisim të vetëm?! Ne nuk mund të tërhiqemi nga ky detyrim, apo që kemi marrë për ta cuar deri në fund reformën në drejtësi, aty fle lepuri i madh i frikës i atyre që vijnë te parlamenti për të protestuar.
Ndërkohë që ishin në parlament, se i gënjen mendja se kur të japin llogari do të fshihen mes popullit. Ata zgjodhën të ikin, ne u urojmë udhë të mbarë, por do të pendohen se udha e tyre është e mbrapsht. Shqiptarët nuk kanë humbur asgjë. Ne kemi zgjedhur që të bëjmë asnjë debat me ata në asnjë vend. Debate shterpë, shajë dhe shpif, që meruan familjet shqiptare. Ne nuk kemi debat me ata, por njerëzit, ata nuk janë opozita jonë, por hallet dhe njerëzit. Ata e braktisën fushë betejën e ideve në parlament, jo vetëm ata duan rrëmujë, tym, mjegull, kaos. Ata e dinë se zgjedhjet me ne nuk i fitojnë dot" tha Rama.
Lulzim Basha tha mbrëmë se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos, por shtoi se Rama nuk shpëton. Nga Lushnja, kryeministri iu përgjigj Bashës, ndërsa sulmoi edhe Kryemadhin. "Ata qorra që i binin me kokë murit të kryeministrisë, nuk kanë ci bëjnë as murit të kryeministrisë as qeverisë, po ri kanë rënë këmbëve, ekonomisë. Kujt i shkoni prapa, Lulit?! Jo ata i shkojnë, pasi Luli i shkon prapa Monikës, edhe këtu në Lushnje ëshë vendi i duhur për të thënë. Monika që thotë o Zot mbroji shqiptarët nga blerja e votës. Po të merrej Zoti me zgjedhje, Monikës do i kishte rënë rrufeja, lart qoftë. Ikën florinjtë, por ruaj xhepat po pe Monikën. Del luli thotë po përgatitet arrestimi i filanit... Mos... Duhet të bëjmë çmos që tu hapim sytë atyre që i bien murit me kokë për Lulin. Është dëm për demokracinë të kesh një opozitë kaq të çoroditur. Apo do të dalë ai do i gjuajë me shiringë parlamentit?!! Cfarë do të bëjë, asgjë" ironizoi Rama.
Kryeministri Rama gjatë takimit në Lushnje teksa komentoi dorëheqjen e opozitës, tha se i vetmi që doli me mend në kokë ishte Myslim Murrizi, deputeti i kësaj zone i zgjedhur nga PD-ja që doli kundër vendimit të grupit për të mos djegur mandatin. "Ishte koha ta ndanim pak Bracen nga Divjaka, se na u bë si kryeqytete i të gjitha halleve tona. Ku është dallimi mes nesh dhe atyre që janë arratisur nga detyra. Demokratët e Lushnjes nuk janë të papërfaqësuar, i vetmi me dy pare mend në kokë na doli Myslim Murrizi. Sidoqoftë, thoni ctë doni, por unë do të kisha dashur ta kisha thënë unë atë shprehjen, jo ai, që u nisën për të rrëzuar Ramën dhe më rrëzuan mua, ky ishte revolucioni. Me ata ka vetëm të shkuar, ne dhe ju jemi e vetmja fuqi e bashkuar që mund të sjellë të ardhmen" tha Rama.
Zv/ kryeministri Erion Brace nga Lushnja u shpreh se socialistët nuk do të lëshojnë pushtetin në tavolinë për opozitën. "A mund t'i lëshojmë pushtetin në tavolinë një agurilleje si Lulzim Basha, që nuk ka asnjë punë të kryer, por një krim të kryer, vrasjet në 21 janar" tha Braçe.
Deputeti Bashkim Fino u shpreh nga Lushnja se pavarësisht kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme, kjo shumicë do ta çojë mandatin deri në fund në 2021. "Opozita thotë hajde luajmë në fushë, por mos e fut në lojë lojtarin më të mirë, mos e fut Kristiano Ronaldon. U bënë zgjedhjet në mënyrë më të ndershme. U certifikuan nga OSBE dhe BE dhe tani pas një viti e gjysme na thonë që keni vjedhur zgjedhjet. Por çfarë zgjedhjesh kemi vjedhur ne? Po u them të gjithëve ne e kemi marrë mandatin për katër vite, do ta vijojmë, ne luftojmë vetëm për ju. Mandatin do ta çojmë deri në 2021. Opozita iku, pasi nga 61 bashki, nuk ka për të fituar më shumë se 10" tha ai.
Leri cakejte ne hallin e tyre,jane bere te gjithe bashke plehrat e ketij vendi,sot nje dite shume e bukur qe jane te gjithe jashte parlamentit,kerkonin pastrimin e Parlamentit dhe e bene fakt,me ne fund u pastrua.
Përgjigju