Opozita LDK, Vetëvendosje dhe AAK e refuzojnë thirrjen e Qeverisë për formimin e një ekipi të unitetit para nisjes eventuale të bisedimeve.
"Thaçi na do bashkëfajtor për ndonjë kompromis tjetër" tha Ismet Beqiri nga LDK.
Kryeministri Thaçi nëpërmes një interviste për RTK u ka bërë thirrje subjekteve opozitare që të bashkohen në një ekip uniteti në bisedimet e shtatorit me Serbinë.
Përfaqësuesit e opozitës i shohin këto thirrje si përpjekje për shpërndarjen e përgjegjësisë pas bisedimeve teknike, të cilat sipas opozitës, i sollën vetëm dëme Kosovës.
Madje, opozita vë në pah se një dialog i tillë politik përveçqë mund ta përshpejtojë rrugën e Serbisë drejt BE-së, mund të ketë si pasojë edhe rritjen e aspiratave të subjekteve politike të serbëve në pjesën veriore që veriu të përfshihet si temë e veçantë e këtyre bisedimeve. Subjektet politike opozitare e rikujtojnë Qeverinë se bisedimet politike me Serbinë kanë përfunduar me negociatat e Vjenës dhe deklaratat e qeveritarëve që pa zbatim të marrëveshjeve të kaluara s'do ketë bisedime.
Ndërkohë, deklaratat e fundit për mundësinë e tërheqjes së Serbisë nga marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, ka nxitur reagime të Brukselit zyrtar.
Zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançiq, ia ka rikujtuar edhe një herë Beogradit zyrtar kushtet për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Ajo vë në pah se Serbia e ka të qartë se kusht për anëtarësim do ta ketë zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com