Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi u shpreh se palët më në fund kanë arritur dakordësinë për tre cështje të rëndësishme për reformën zgjedhore.
"Sot patëm mbledhjen e radhës, pas asaj ndërprerje brutale që shkaktuan veprimet e Ramës për të nxjerrë nga binarët procesin. Diskutuam periudhën zgjedhore, kuotën dhe financimet. U arrit dakordësia që periudha zgjedhore të jenë, 15 prill- 15 maj dhe 15 tetor-15 nëntor e dyta, që do i mundojnë presidentit datën e zgjedhjeve pa kufizime në këto periudha.
U jepet mundësia zgjedhësve që të marrin pjesë në numër më të lartë, duke gjykuar se shumë largohen për periudha sezonale, por i largohemi edhe periudhave të nxehta dhe të ftohta. Arritëm në dakordësi për shumë elementë për financimin e partive, ekspertët do të gjejnë zgjidhjen përfundimtare me një formulë mikse. Synimi ynë ka qenë reduktimi i financimit privat që të pastrohet politika nga ndikime të paligjshme që vijnë dhe penetrojnë në fushatë. Pati debat për cështje të ndryshme, por jemi në rrugën e përmbylljes paketave" tha ai.
Por cështjet më të nxehta janë ato që pritet të diskutohen në ditët në vijim, pasi Bylykbashi tha se ka dy probleme të mëdha që duhet të zgjidhen, votimi i lirë e sekret dhe numërimi.
"Problematikat kryesore të procesin zgjedhor nuk janë këto, ajo që duhet të garantojmë është mbrojtja e shqiptarit që ta hedhë votën i lirë dhe sekret. Liria dhe sekreti i votës cenohet, OSBE ka bërë rekomandim për marrjen e masave. Kemi në diskutim janë masa që rregullojnë rolin e organeve, policisë, prokurorisë dhe SPAK-ut për krimin zgjedhor. Masat për sekretin e votës, garantimin që kutia nuk mbushet, jo votim familjar, apo nga emigrantë që nuk kanë qenë në vend. Këto janë problemi real, që vota është e vërtetë dhe numërohet pa manipulim. Të tjerat janë rreth këtij boshti. Ne do të kërkojmë konsensus pa hequr dorë nga garantimi i standardit. Ne do të bëjmë përpjekjet që brenda 31 majit të arrijmë konsensusin" tha ai.
Lajmi kryesor:
Konsensus për 3 pika! Hajdari: Duam ligj për referendumet, PS-PD dyfishuan financimet nga shteti, Basha të mos shkojë në krahët e Ramës
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasi dështoi me mosbindjen civile në Shqipëri, çmenduria e Berishës: Do e shtrijmë në gjithë botën
24 Janar, 15:02
-
Ekskluzive/ Qeveria shtyn vlefshmërinë e ID të skaduara vetëm për diasporën, në Shqipëri rinovim! PS refuzon votën me dokumente të huaja
23 Janar, 12:35
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor 2024, 19:13
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor 2024, 20:11
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor 2024, 19:14
-
Mero Baze: Listat e mbyllura, 'qokë' që Berisha të fitojë opozitën
5 Dhjetor 2024, 07:14
-
KQZ vendoset mes ‘dy zjarreve’, PD: S’kemi besim, ‘jo’ votimit elektronik pa konsensus! PS: Nuk kurojmë paranojat, s’ka prova për parregullsi
30 Nëntor 2024, 15:25
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor 2024, 18:47
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor 2024, 09:26
-
Vota e diasporës në ngërç, PS dhe PD gati për të ndryshuar Kodin Zgjedhor! Gjiknuri e Kaso për Report tv: Të adresojmë problemin
25 Nëntor 2024, 15:40
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor 2024, 13:35
-
Berisha paralajmëron tjetër ‘pakt’ me PS: Gati të votojmë çdo ndërhyrje në Kod për votën e diasporës
13 Nëntor 2024, 17:13