Opozita sërish gaz lotsjellës në
kuvend,shtyhet vazhdimisht seanca

Opozita sërish gaz lotsjellës në<br />kuvend,shtyhet vazhdimisht seanca

Opozita e Kosovës duket se nuk do të ndalet dhe është e vendosur për të mos lejuar mbajtjen e seancës plenare e parashikuar për sot. Ajo ka hedhur gaz lotsjellës në kuvend para nisjes së seancës në nisje dhe më pas. Sipas një njoftimi kuvendi njofton se seanca pritet të rifillojë në mbrëmjes pas ndërprerje. Ndërkohë mediat raportojnë se prokuroria dhe policia po vijon hetimet pasi dyshojnë se veç gazit lotsjellës në godinë ka dhe helme të tjera

Përveç gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dyshohet se ka edhe helme tjera sipas mediave kosovare. Prokuroria dhe policia po ndodhen nw ambientet e kuvendit dhe vijojnw  hetimet lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës. Ndwrkohw seanca, përsëri u shty dhe raportohet edhe se njw deputet i kuvendit ka mbetur u lwnduar

Ende pa filluar seanca, deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës pranë zyrës së kryeparlamentarit Kadri Veseli. Gazin lotsjellës e ka hedhur deputetja Donika Kadaj-Bujupi. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dha një orë pushin ndërkohë që edhe në këto orë pritet të nisë seanca.

Pas ndërprerjes së sërishme të seancës së Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e partive politike në opozitë, kanë deklaruar se do të veprojnë njësoj, nëse vijon mbledhja e deputetëve në kuvend cka tregon vendosmërinë e tyre për të moslejuar nisjen e seancës 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, menjëherë vendosi të ndërpresë seancën g

Sipas udhëheqësve nga opozita, vetëm anulimi i marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të zhbllokonte punën e Kuvendit.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se me këtë rast se thirrja e seancave vetëm sa e tensionon gjendjen dhe ka ftuar qeverinë t'i tërheq marrëveshjet.

"Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkuar në Bruksel dhe me Aleksandar Vuçiçi  e ka nënshkruar copëtimin etnik, të brendshëm të Kosovës. Kurse Hashim Thaçi  e ka rrudhur territorin e Kosovës, me marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi", ka thënë Konjufca.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka kushte dhe klimë për seanca plenare. Sipas tij, seancat janë provokim i situatës dhe si të tilla, janë të panevojshme.

"Unë i kam thënë mendimet e mia, që besoj se janë të njohura. Të mos thirren seancat, por koalicioni qeverisës të ulet dhe të gjejë mënyrë për t'i anuluar marrëveshjet", ka deklaruar Haradinaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet

Në Bunk’Art2 hapet "Dhoma e Manipulimeve": Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste