Vula e PD-së nuk shton numrin e protestuesve para bashkisë së Tiranës, janë sërish një grusht! Të maskuarit hedhin molotovë, digjen goma

Tirane-  As marrja e vulës dhe logos së Partisë Demokratike nuk i shtoi pjesëmarrësit në protestën para bashkisë, organizuar nga deputetët e Berishës “non grata” dhe Metës në hetim pasuror.

Një grusht militantësh e nisën tubimin me ekzaltim për vulën dhe sulmuan policët. Protesta e 12-të riktheu molotovët, përsëriti skenarin e djegies së gomave dhe çarjes së gardhit metalik.

Pasi një copë betoni u tërhoq me mjete rrethanore, deputetët Gazment Bardhi e Nallbati hipën sipër dhe nisën një valë ofendimesh ndaj efektivëve të policisë.

Kërcënimet i përsëritën edhe të tjerë, si Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Tedi Blushi e Dorian Teliti. Ndërsa Flamur Noka, kësaj here ishte disi më i tërhequr.

“Zorraxhinj, e keni personale me ne po prekë njerëzit”

Me thirrje për dhunë, deputetët e Berishës i bënë thirrje policisë të hapë dyert që njerëzit të hyjnë brenda e t’ia kthejnë bashkinë qytetarëve.

Edhe kësaj here, thirrja shkoi për lirimin e Sali Berishës “non grata”, të cilin e quajtën të burgosur politik. Protesta e radhës u la të premten e 21 qershorit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:54
Protesta/ Klevis Balliut i duket vetja si Mic Sokoli, përfundon si ‘pulë e lagur’! Argita Malltezi me 2 gishta rri e vëzhgon

 

Argita Malltezi nuk mungon thuajse në asnjë protestë para bashkisë së Tiranës. Zgjedh të veshë një bluzë me simbolin e të atit, ku shkruhet ‘lironi Sali Berishën” dhe në distancë sheh Klevis Balliun që i del para furisë së ujit që hedh policia për të shuar gomat në flakë duke menduar se është Mic Sokoli para grykës së topit, por në të vërtetë përfundon si pulë e lagur.

E më pas teksa përplaset fizikisht me policinë në përpjekje për të thyer kordonin, rrëzohet në tokë. Në ndihmë i shkojnë deputetët e PD-së, të cilët i sulen policëve me kërcënime verbale dhe fjalor ofendues.

Ora 12:24
Deputetët e PD përplasen me policinë, Klevis Balliu rrëzohet në tokë! Bardhi e Nallbati i sulen efektivëve: Do t’i q* robt (VIDEO)

Momente tensioni në protestën para Bashkisë së Tiranës. Deputetët e Berishës patën një përplasje me policinë, madje edhe i ofenduan ata.

Në një moment të përplasjes, Klevis Balliu siç shihet edhe në këtë pamje është rrëzuar në tokë.

Në këtë moment, dy deputetët e PD, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati i janë sulur policisë dhe vërshuan ofendime ndaj tyre, me fjalë aspak të hijshme, si "do të q* robt".

1718360473_klevisballiu.jpg

Ora 12:06
Protesta te Bashkia, Belind Këlliçi kërcënon drejtorët e policisë: Jeta është e gjatë, do ta paguani

Me kërcënime ndaj efektivëve të policisë e ka nisur fjalën e tij në protestën para bashkisë Tiranë Belind Këlliçi.

Ndonëse efektivët janë pozicionuar për të ruajtur sigurinë dhe për të shmangur incidentet në protestë, Këlliçi ka kërcënuar policët dhe drejtuesit e tyre se do të merret personalisht me ta.

Me një zhargon rruge, Këlliçi iu drejtua policëve duke u thënë se jeta është e gjatë.

“Do të paguani 1 për 1 për dhunën ndaj protestuesve dhe deputetëve të PD. Çdo oficeri i policisë së shtetit e ka personale me qytetarët dhe PD. Ta dini mirë Met Rrumbullaku, Tonin Vocaj... Jeta është shumë e gjatë”, tha Këlliçi.

Ora 12:03
Protesta, militantët djegin goma para Bashkisë së Tiranës

Në protestë po vijohet me aktet e dhunës, përplasje me forcat e policisë, moltovë, duke u rrezikuar jetën.

Militantët e Berishës kanë djegur para bashkisë gomat, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve.

 

Ora 11:46
Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh protestë te Bashkia! Protestuesit nuk i shton as vula

Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin pamjet me dron nga protesta në Bashkinë e Tiranës. Sërish vihet re një pjesëmarrje shumë e ulët, me një grusht militantësh që i janë bashkuar protestës.

As vula e PD, për të cilën Berisha bëri luftë mbi 2 vite, nuk ia ka shtuar numrin e protestuesve.

1718359347_dron.jpg

1718359376_dron1.jpg

Foto me dron, pjesëmarrja e ulët në protestën para Bashkisë së Tiranës
Ora 11:35
FOTO - VIDEO/ Protesta para Bashkisë së Tiranës, militantët e Berishës heqin me dhunë gardhin rrethues të policisë

Militantët e Berishës kanë rrezikuar jetën e policëve gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës duke hedhur molotovë.

Më pas, militantët e ish0kryeministrit kanë hequr edhe gardhin rrethues të vendosur nga policia. Me forcë, duke përdorur edhe litarë, kanë arritur të zhvendosin kangjellat dhe disa si blloqe betoni që mbajnë kangjellat. 

Ora 11:32
FOTO/ Një grusht militantësh në protestën para Bashkisë së Tiranës

1718357674_carlo.jpg

PL dhe PD po mbajnë sërish protestë para bashkisë së Tiranës. Siç shishet edhe në këtë foto që sjell Shqiptarja.com pjesëmarrja është e ulët, si në të gjitha protestat.

Vetëm një grusht militantësh i janë bashkuar protestës, me akte dhune, duke hedhur bomba molotov dhe duke rrezikuar jetën e policëve.

Edhe pse vula e PD i kaloi Berishës, sërish në protestë kanë dalë vetëm militantët besnikë, duke mos u shtuar numri i protestuesve. 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 14/06/2024 15:41

    Edhe nje here njerzit e lashte na kujtojne periudhen endacake(kaçak mali ).

    Përgjigju
  • WTF: 14/06/2024 13:53

    Parada javore e kafsheve! Shikojini mire keta dhe kujtoni fytyrat e tyre te ndyra kur te shkoni te votoni.

    Përgjigju
  • jetnor: 14/06/2024 11:43

    Shpellaret vetëm te djegin dhe te vrasin dine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për tërheqjen nga gara presidenciale

Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për tërheqjen nga gara presidenciale