Lidhur me qasjen e mazhorancës ndaj opozitës për ligjin e referendumeve, Balla tha se opozita “është e mirëpritur të kontribuojë, por s’mund të marrë peng jetën parlamentare të vendit.”

“PS ka pikë së pari një kontratë me qytetarët. Një ligj për referendumet është një mangësi e madhe në një të drejtë që duhet të ketë populli për t’u pyetur sa herë që merren vendime të rëndësishme në emër të tij”, tha Balla.

Ai ritheksoi mesazhin që opozita të distancohet nga dhuna dhe tha se janë të gatshëm t’i presin për konsultime, pavarësisht bindjes se opozita nuk do të reagojë.

“Thirrja dhe ftesa ime për opozitën është që të distancohet nga dhuna dhe këtu u rikthehem mesazheve shumë të qarta të Parlamentit Europian, të Bundestagut gjerman meqenëse pashë që në njërën dorë mbahej flamuri gjerman, me tjetrën hidheshin molotovë. Vetëm tifozë huliganë mund ta bëjnë këtë. Unë jam kundër faktit që duhet të heqim para nga pensionet, pagat e punonjësve të shtetit apo të të tjerëve dhe të paguajmë dëmet që shkaktohen. Dua të them sot, gatishmërinë tonë të plotë, edhe nëse duan, ligjin për referendumet, jemi të gatshëm edhe t’i presim, por s’kanë për të ardhur kurrë”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS.


Lajmi kryesor:

PS gati draftin për ligjin për referendumet: Në konsultim! Balla: Opozita e mirëpritur, por s’mund të marrë peng jetën parlamentare (Projektligji i plotë)